Nis Turi Çiklistik për “junior”, Kola e Vllaznia dominojnë etapën e parë

Çiklizëm

Nis Turi Çiklistik për “junior”, Kola e Vllaznia dominojnë etapën e parë

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 19:56
Nis Turi Çiklistik për “junior”, Kola e Vllaznia dominojnë etapën e parë

Ka nisur sot Turi Çiklistik për kategorinë “Junior” në çiklizëm, aktivitet që organizohet nga Federata Shqiptare e Çiklizmit në datat 20-23 shtator. Në këtë event marrin pjesë çiklistët e rinj dhe të perspektivës nga ekipet e Apolonisë, Flamurtarit, Burrelit, Tiranës, Elbasanit, Partizanit, Teutës, Pogradecit, Besës dhe Skënderbeut.

Sot u zhvillua etapa e parë e këtij eventi, ajo Elbasan-Pogradec, 84.2km e gjatë, e cila u dominua nga çiklistët e Vllaznisë. I pari që preu vijën e finishit ishte shkodrani Bruno Kola, që dueloi rrotë më rrotë me shokun e tij të ekipit Astrit Kronaj (i dyti). Ata u shkëputën ndjeshëm nga rivalët, duke garuar më vete, ndërkohë që i treti u klasifikua çiklisti i Skënderbeut, Ilia Çota, që mbërriti në finish me 3’30” vonesë nga fituesi.

Ky Tur Çiklistik për kategorinë “Junior” ka 4 etapa, ndërkohë që nesër zhvillohet etapa e dytë, Pogradec-Zemlak-Korçë, 57km e gjatë. Më datën 22 shtator do të zhvillohet etapa e tretë Korçë-Podgorie-Zemlak-Korçë (65.7km e gjatë) dhe etapa e fundit (23 shtator) është ajo Prrenjas-Krrabë (65.7km e gjatë). Në total, çiklistët do të përshkruajnë 272.6km në këtë event.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat