20 vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident

Diaspora

20 vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident

Më: 20 maj 2021 Në ora: 19:34
Foto ilustrim

Një aksident trafiku i mori jetën një vajze 20-vjeçare shqiptare me inicialet E.I, të martën pasdite, pranë Moudon.

Aksidenti ka ndodhur saktësisht, afër Mudonit (Moudon), (VD) në rrugën Route de Berne, pasi u përplas me një automjet që udhëtonte në drejtim të kundërt, njoftoi policia e Vaud.

Policia bëri të ditur se derisa po lëvizte në drejtim të Payerne (VD) humbi drejtimin e automjetit të tij në rrugën e kundërt.

Të dy veturat u goditën përballë në drejtim të Lozanës.

“Një automobiliste e re me origjinë shqiptare, pak para orës 14h, në rrugën e  Bernit (route de Bern) në Moudon (VD), në një përplasje kokë më kokë me një veturë që vinte nga krahu tjetër” tregoi për albinfo.ch Zamira Bytyqi.

Po ashtu, ajo tregoi se Viktima, është një vajzë 20-vjeçare me incialet E. I. nacionalitet zvicëran por me origjinë shqiptare.

Ajo ishte duke vozitur drejt Pajernit kurse vetura tjetër ishte në drejtimin e Lozanës, për një  arsye të panjohur, ajo e la veturën e saj të devijonte nga rruga e saj dhe u përplas me automjetin i cili po mbërrinte në rrugën e kundërt, duke drejtuar në drejtim të Lozanës. Njofton policia e kantonit VD.

Rruga ishte e mbyllur gjer në orët e vona të mbremjes.

Menjëherë pas aksidentit, ekipet mjekësore dolën në vendin e ngjarjes dhe konfirmuan vdekjen e vajzës shqiptare. Ndërsa shoferi i veturës tjetër është i lënduar rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Rrethanat e aksidentit ende nuk janë të qarta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat