Ekstradohet në Francë shqiptari i arrestuar për sulmin terrorist në Nisë

Diaspora

Ekstradohet në Francë shqiptari i arrestuar për sulmin terrorist në Nisë

Më: 22 maj 2021 Në ora: 17:03
Endri Elezi

Endri Elezi, i cili akuzohet se ka furnizuar me armë terroristin tunizian që i mori jetën 86 personave në Nisë, është ekstraduar në Francë nga Italia.

Elezi u arrestua më 21 prill në një fshat në veri të Napolit pas mandatit të lëshuar nga autoritetet franceze.

I njohur me nofkën “Gino”, 28-vjeçari akuzohet se i ka shitur armë zjarr tunizianit që kreu sulmin, sipas të dhënave nga autoritetet gjyqësore të Francës.

Bouhlel u qëllua për vdekje nga policia pasi mësyu me kamion drejt turmave në Nis.

I ashtuquajtur Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin në Nisë, megjithatë prokurorët kanë deklaruar se nuk ka pasur prova që Bouhlel ishte pjesë e grupit ekstremist.

Ngjarja ndodhi më pak se një vit pas një tjetër sulmi vdekjeprurës ku u vranë 130 persona pas bombardimeve dhe sulmeve me armë në Paris, përfshi dhe viktimat në sallën e koncerteve Bataklan.

Të enjten në mbrëmje, gjykata e Napolit miratoi ekstradimin e Elezit në Francë.

Gjatë seancës, ai i ka mohuar akuzat duke deklaruar “Nuk i kam shitur e as nuk kam furnizuar armë dhe nuk njoh asnjë prej personave të përfshirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat