Haqif Haziri dje shtëpinë me kashtë, sot boss i gastronomisë në Zvicër, konkurrent me shefat e kuzhinës botërore

Diaspora

Haqif Haziri dje shtëpinë me kashtë, sot boss i gastronomisë në Zvicër, konkurrent me shefat e kuzhinës botërore

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 08:31
Haqif Haziri

Diaspora shqiptare po e dëshmojnë veten, jo vetëm se janë shembull të integrimeve, por edhe si biznesmen te suksesshëm te cilët kane bërë emër me kompanitë dhe firmat e tyre.

Se jane të integruar mirë në vendet e ndryshme evropiane dëshmon edhe biznesmeni dhe humanisti i njohur shqiptar Haqif Haziri  nga Pibovci i Malesise së Bujanocit  i cili jeton dhe vepron në Zurich të Zvicrës qe nga viti 1990 i cili si shume te rinje për shkak diskrimnimit dhe paperspektivë u desht t’i merr kuferat dhe t’ia mesyejë mergimit fillimisht për idare e sot patron i firmes gjigante “Victoria Grup” dhe bos i gastronomisë në Zvicër, konkurrent me shefat e kuzhinës boterore, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Fale aftësisë, përkushtimin dhe seriozitetin në punë Haqif Haziri, patron i “Victoria Brezel” me seli ne Zurich është treguar shumë i suksesshëm në ekonominë shumë të ngritur, të zhvilluar, madje dhe konkurent potencial në Zvicër.

“Aty ku piken djerset, aty eshte edhe bereqeti hallall dhe padyshim sukseset nuk mungojne….” thote afaristi Haqif Haziri nga Bujanoca ne nje interviste për gazeten zvicerane në shqip Le Canton27.ch

I njohur me koncepte te reja te gastronomisë ne hoteleri dhe restaurante. Siq thuhet nder shqiptaret baba i gastronimse Haqif Haziri i lindur ne Pribovc në alpet e Malësise se Buajnocit në një lartësi prej 1200 m.

Puna dhe veprimtaria bashkë me bamirësine jane prioriret kryesore të Haqif Haziri që ia ka gjthsesvcili zili meqë ai me punën e tij merret shembull i mirë per integrimit dhe humanizem, për cka kane shkruar disa here mediat zvicerane per gastronomin e njohur me origjine shqiptare, me prejardhje nga Bujanoca i cili jeton dhe vepron qe 30 vite në kantonin e Zurichut. 

Ai vazhon t’i kontribuoj jo vetëm ekonomisë dhe zhvillimit te Zvicrës por edhe në Malësinë e Bujanocit dhe Luginën si dhe mbarë atyre në viset shqiptare që kane nevojë.

Patron i “Victoria Grup” në Zvicer me 10 pika, qendra këto më të medha të Zvicres eshte prezent me artilkullin ushqimor Brezel – me kualitatet ne botë.

Nëse rastësisht viziton vendin e tij të punës, Haziri edhê pse njeh 3-4 gjuhe, ai nuk flet shume, ai flet vetëm tri-kater fjale me klientët e tij: Guten Tag, Bite, Danke, Merci, dhe Bone Apetite! (Mirëdita, Urdheroni, Falemndrit, ju bëft mirë dhe Mirupafshim) . Për Haqif Hazirin më shumë flet puna e tij dhe zviceranët.

Haqif Haziri biznesmen dhe humanist i njohur thotë se shqiptarët janë punëtorët më të mëdhenj ne bote, prandaj jemi të rrethuar dhe kemi shumë armiq. Ndihmon vendlindjen e vete ne cdo kohe, por edhe vendasiit e vete në Zvicër dhe në atdhe, duke ju ofruar pune.

Haqif Haziri, i bir i nje fshatari, i rritur e i edukuar sipas traditave kombëtare. I rritur me qull e kaqamak pa rryme qe për shume vite detyrat e shtëpise qe ua jepëte mesuesi i bente me drite të oxhaku, kurse sot operon me ushqimet, specialitetin e tij tge njohur “Brezel” ne qytetet me kryesore të Zvicrës si për shëmbull ne Banhof Strasse në Zürich, në Bundesplsz në Zug, Bundes plaz Basel dhe qendra tjera helvetike.

Biznesmeni Haqif Haziri është nga Priboci i Bujanocit e nis me kifle, ndërsa sot në Zurich posedon rrjetin e vet te bizneseve (Hotel Meierhof, Resaturant Victroia, Furra dhe 10 kiosqe në mbarë Zvicrën të të KingBrezle) nga duart e te cilin sot hane buk mbi 200 familje apo nje mije njerëz si ne Zvicer ashtu edhe nëLuginen e Presheves i cili ka ndihmuar dhe ndihmon shume njerez te varfur apo jetime. Po ashtu ai ka ndihmuar edhe infrastrukturen ne vendlindje dhe aktivitetet, evenemente kulturore dhe sportive ne Zvicër si dhe ne Luginen e Preshevës, shkruan në fund gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat