Në Bruksel u mbajt me sukeses Sesioni i IX-të i samitit ndërkombëtar mjekësor të prirë nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë

Diaspora

Në Bruksel u mbajt me sukeses Sesioni i IX-të i samitit ndërkombëtar mjekësor të prirë nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 09:25
Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë ka shënuar në fund të javës që shkoi edhe një sukses në arenën ndërkombëtare duke tubuar në Bruksel diplomatë e ambasadorë bashkë me mjekët shqiptarë me famë evropiane nga gjitha viset tona në Ballkan të cilët u shërbejnë qytetarëve me mantelat e bardha ne Gjermani, Zvicer dhe vendet tjera te BE-së si dhe mysafirë nga Shqipëria dhe Kosova të prirë nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë që drejtohet nga Dr.med. Aurora Dollenberg, presidente e FMSHE, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch 

Nga 24-26 Qeshor u mbajt me sukses Konferenca e IX-të ndërkombëtar mjekësore në Bruksel (36 Kredite), organizuar nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë me mbështetje nga IDEAL e.V dhe në bashkëpunim me Mission of the Republic of Albania to the European Union. Krijimi i urave të bashkëpunimit me drejtuesin për ballkanin perëndimor Z. Andrew William ishte në fokus të delegacionit të mjekëve të Federatës, me qëllim jo vetëm tejkalimin e pandemisë përmes dërgesës së radhës të vaksinave nga EU, por afatgjatë për përshpejtimin e europianizimit e sistemit shëndetsor shqiptar dhe Intergrimin e afërt në EU.

Image

Dr.med. Aurora Dollenberg, presidente e Federatës  e Mjekëve Shqiptarë në Europë ne funds te kesaj konfrence mjeksesore nderkombëtare ka dekalruar për gazeten zvcerane ne shqip Le Canton27.ch  se “konferenca tre ditore ne Bruksel perfundoi me mjaft sukses duke ia arritur qellimit te tubimit te mjekeve shqiptare, eksperteve, diplomateve dhe ambasadoreve te vendeve tona ne BE si dhe mysafirëve nga Tirana dhe Prishtina. Gjate ketyre tri ditve u debatua perveq poandemise edhe per shume tema tjerta me inbteres kombëtar dhe dnerkombëtar, nejra nder to edhe bahskepunimi i Federates se Mjekeve Shqiptare ne Evropë me BE, rrespektvisht me Komisionin Evropian si dhe me Organizaten Boterore te Shendetësise (WHO) në Gjenevë. Siq e dini FMSHE viteve te fundit, ne veqanti nga rastet e para te COVID-19 pandemi kjo e cila shkroli me miliona viktima ne palnetin tonë, ne ishjim mjaft aktv jo vetem duke u mbolbizuiar stafin tone dhe mjekët prane Federates sone përmes nje ser fushatash dhe ndihmave direkte ne terren por edhe duke sensiblizuar komunitetin nderkombëtar sidomos keta ketu ne BE ne Bruksel dhe ne Gjenevë për te ndihmuar te prekurit nga koronavirusi qofte me maska, vaksina apo mjete tjera preventive ne Shqiper, Kosovë, Maqedonine e Veriut dhe diasporen shqiptare…”   

Image

Konferenca e parë LIVE e mjekëve, pas vitit pandemik, shënoi një event të shkëlqyer të shkëmbimit profesional dhe shkencor për përfaqësuesit e Federatës nga mbarë Europa. Vizita e Federatës në ambasadën shqiptare në Bruksel mundësoi inicimin e rrugëve zyrtare për kontributin e mjekëve me mbështetjen e përfaqësuesëve të Republikës e Shqipërisë dhe Kosovës. Falenderojmë për mikëpritjen dhe bashkëpunimin e nisur:

1-SH. S. Znj. Suela Janina– Ambasador e Republikës së Shqipërisë në Belgjikë

2- SH. T. Z. Astrit Zemaj– Ambasador i Republikës së Kosovës në Belgjikë

3-SH.T. Z. Visho Ajazi-Ambasador i NATO i Republikës së Shqipërisë në Belgjikë

4-SH. S. Znj.Anduena Stephan-Konsulle e Nderit në NRW-Gjermani

Image

Delegacioni i Federatës pati nderin dhe kënaqësine të mirëpritej në kryeqytetin e Europës nga Piktori me renome nderkombëtare Z. Robert Aliaj dhe nga Z. Ahmet Gjana, në cilësinë e ish-Eurodeputeti/ Nënkryetar i një Bashkie në Bruksel dhe Presidentit të shoqatës Vatra. EURO-Meeting në Bruksel pati një vlerë të shtuar përmes Nënkryetares së Fondit për Zhvillimin e Diasporës Znj. Anila Hyka-Smørgrav dhe Znj. Anila Börger nga MIMI-Projekt Gjermani. Një falenderim i vecantë për kontributin organizativ dhe bashkëpunimin kompetent i shkon Znj. Anduena Stephan- Kryetare dhe Znj. Silva Reka de Leeuw- Anëtare e Bordit të Shoqatës IDEAL e.V.

Falenderojmë për angazhimin e devotshëm të Delegacionin të Federatës për përfaqësimin ekselent në konferencën internacionale në Bruksel dhe në Parlamentin europian:

Dr.med. Aurora Dollenberg-Presidente e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë

1-Dr. Skënder Brataj- Drejtor I Urgjencës kombtare në Shqipëri

2-Prof. Dr. Kita Sallabanda– Përfaqësues i Federatës për Mjekët shqiptarë në Spanjë

3-Znj.Ornela Ademi-Kontrolluese shkencore prane EMA (European Medicines Agency)-Hollandë/Norvegji

4-Dr. Adrian Fandi– Përfaqësues i Federatës për Mjekët shqiptarë në Angli

5-Dr.Gazmend Berisha- Përfaqësues i Federatës për Mjekët shqiptarë në Norvegji

5-Dr. Valbona Selimaj-Kontoni- Përfaqësuese e Federatës për Mjekët shqiptarë në Belgjikë

6-Dr. Rubena Maci- Përfaqësuese e Federatës për Mjekët shqiptarë në Itali

7- Dr. Gani Zeka– Përfaqësues i Federatës për Mjekët shqiptarë në Poloni

8- Dr. Alba Proko Stasa dhe Dr. Eduart Troka- Përfaqësues i Federatës për Mjekët shqiptarë në Gjermani

9-Dr. Arber Morina dhe Dr. Albulena Gërguri-Përfaqësues të Federatës për Mjekët shqiptarë në Kosovë

10- Dr. Vjola Halili- Përfaqësuese të Federatës për Mjekët shqiptarë në Shqipëri

11-Prof. Dr. Fadil Citaku– Përfaqësues i Federatës për Mjekët shqiptarë në Zvizer

12-Dr.Naim Durmishi-Përfaqësues i Federatës për Mjekët shqiptarë në Belgjike

Falenderojmë gjithë Mjekët e Federatës qe ishin të pranishëm dhe pjesëmarresit e takimit!

Znj. Eljona Istrefi dhe Znj. Florenca Spahiu-Bordi organizativ i Federatës

Moderator: Z. Hajriz Mamaj

Grupi xhirues dhe intervistues: Brunilda Cami, Metlind Kepi, Marigona Kuqi dhe Raif Selimi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat