Shqiptari shkon për të vjedhur, por i ndodhë e papritura

Diaspora

Shqiptari shkon për të vjedhur, por i ndodhë e papritura

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 13:16
Ilustrim

Një shqiptar 25-vjeçar është shtruar me urgjencë në spital në San Valentino Torio, provinca e Salernos, pasi është qëlluar me armë zjarri teksa po synonte vjedhjen e një banese.

I plagosuri dhe një nga dy bashkëpunëtorët, një tjetër shqiptar, 24 vjeç, kanë përfunduar në arrest.

Episodi ndodhi të mërkurën rreth orës nëntë të mbrëmjes. Hajduti, rezident në Acerra, mbërriti në repartin e urgjencës i larë në gjak e në gjendje të rëndë pas goditjes nga një plumb pistolete. Ai u çua në spital nga një bashkatdhetar që e la te hyrja e spitalit, bashkë me një tjetër person. Pas trajtimit fillestar, ai u transferua në spitalin e Salernos, ndërsa miku i tij në komisariatin e policisë.

Ndërkaq, pronari i apartamentit ku kishin shkuar për të vjedhur u dorëzua te karabinierët e San Valentino Torio ku shpjegoi se kishte shtirë me armë për t’u mbrojtur, pasi njëri nga tre hajdutët që i hynë në shtëpi ishte i armatosur.

Tashmë policia është në kërkim të personit të tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat