Nëntori është muaji i lavdisë dhe bashkimit për shqiptarët kudo në botë

Diaspora

Nëntori është muaji i lavdisë dhe bashkimit për shqiptarët kudo në botë

Nga: Beqir Sina Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 13:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nëntori eshte muaji i lavdisë dhe bashkimit për shqiptarët kudo në botë. Bashkëkombasit tanë në SHBA, si çdo herë, përmes organizimeve të shumta edhe këtë vit kanë vazhduar traditën e shënimit të kësaj date të rëndësishme kombëtare.

Së bashku me kolegun tim nga Konsullata e RKS në Iowa, z. Artan Duraku, kishim nderin që shënimin e 109 vjetorit të Pavarësisë dhe Ditës së Flamurit ta fillojmë me komunitetin Shqiptaro-Amerikan në Dallas, Texas.

Një falenderim i veçantë për Albanian American Cultural Center of Texas, udhëhequr nga z. Bruno Ceka, si dhe anëtarët e Qendrës, për organizimin e shkelqyeshëm dhe madhështor të kësaj mbrëmje.

Po ashtu, patëm nderin të takoheshim me veprimtarët e palodhshëm të çështjes kombëtare, të cilëve përveç mirënjohjes së thellë për kontributin e tyre, i uruam po ashtu për këtë ditë të madhe.

Si çdo herë, mikpritja e përzemërt nga Ari Isufaj nuk mungoi as kësaj here.

Gjatë ditës së sotme aktivitetet tona në nderim të 28 Nëntorit do të vazhdojnë në Greenwich CT, Stamford CT, Garfield NJ, Moonachie NJ, Riverdale NJ, Bronks NY, Staten Island NY, Manhattan, NY.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat