1 shqiptar dhe 3 italianë në pranga, u kapën me drogë

Diaspora

1 shqiptar dhe 3 italianë në pranga, u kapën me drogë

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 16:44
Ilustrim

Tre shtetas italianë dhe një shqiptar janë arrestuar si pjesë e trafikut të drogës në Itali.

Sipas informacioneve të fundit, policia ka sekuestruar 60 kg drogë dhe rreth 60 mijë euro CASH në automjetin tip “Citroen C4” kum po udhëtonin tre të ndaluarit.

Policia italiane fillimisht e ndoqi makinën dhe më pas patrulla e ndaloi duke ushtruar kontroll.

Në bagazhin e makinës janë gjetur droga, mijëra euro dhe një peshore elektronike që shërben për të ndarë në pako lëndën narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat