SHBA/California : Parada e 133-të e Trëndafilave

Diaspora

SHBA/California : Parada e 133-të e Trëndafilave

Nga: Beqir SINA – New York Më: 2 janar 2022 Në ora: 20:12
Pamje nga parada

PASADENA, Kaliforni -- Një vit pasi dita e parë e Vitit të Ri kaloi në Pasadena – Kalifornia, pa një Paradë Trëndafili për shkak të pandemisë së koronavirusit,, dje me atë bukurinë dhe entusisiasim tradicional u ri-kthye përsëri, me moton se ai momenti aq I dëshurueshem për mbarë njerëzimin arriti : "Ëndërroni! Besoni! Arriti!".

Më shumë se 10 banda muzikore me kuadratet spektakolare të marshuesve dhe rimorkjot – floats zbukurua me lule , lulen më të bukur në botë, simbolin e dashurisë Trandafilin, përsëri marrshuan në rrugë për të festuar ardhjen e Vitit të ri 2022, pavarësisht një rritjeje të re të infeksioneve për shkak të variantit omicron .

Edicioni i 133-të i traditës së Pasadenës, në Paradën e Trëndafilave, të shtunën paraqiti aktorin LeVar Burton si kryemarshall, ndërsa këtë parade të veçantë në të gjithë planetin, e bënë edhe më të bukur spektaklet sportive , ritmit të muzikës, këngët e vallëzimet e 20 grupeve, 18 njësi kalorësish dhe dhjetëra rimorkjo që pasqyronin temën e "Ëndërro. Beso. Arriti".

Pas ditëve me shira rekord, në Pasadina, edhe koha u solli gëzim të veçantë, me një vit të ri që erdhi me diell dhe shumë ngrohtëse pati për fillimin e kaq bukur të spektaklit madhështor, i cili ka një histori të pazakontë në të gjithë planetin : Mbasi siç dihet mbarë njerëzimi feston natën e ndrrimit të viteve – ndërsa Pasadina feston është e vetmja që festoon ditën e pare të vitit me lule me marshimin në Paradën e Trëndafilave.

LeAnn Rimes e nisi ngjarjen me performancën që i bënte thirrje në mënyrë simbolike botës, për shkatrrimin e armëve të luftës, : "Hidhni armët– dhe shkatërroni kudo ato nëpër botë" e ndjekur nga një rimorkjator ushtarak I ilustruar me një bombarduesi “Stealth B-2”.

Dhe, shpresat e mbarë njerëzimit për t’u rikthyer përsëri jetës, normale, për një vit të ri - pa virus Covid-19, në endjet e mbarë njerëzimit, u shfaqen simbolikisht në lulet e Trandafilat e vitit të ri, vendosur në zbukurimet e të gjithë marrshuesve në Paradën e Trëndafilave – Pasadena - Kalifornia .

Ndër notat fantastike, simbas komentatorve amerikan në Paradën e 133 të Trandafilave, ishte hyrja floats - rimrkjos me temë futuristike "Vaksino botën tonë" nga Fondacioni i Kujdesit Shëndetësor AIDS me një infermiere robot që shtrëngon një shiringë.

Të mosa harrojmë adhurimin e dashurinë për gjenë më çmuar, ose ushqimin shpirtëror Librin, ishte tabloja "Ngrihu, Shkëlqe dhe Lexo!". Ajo ishte një float nga rrjeti postar UPS, i cili shfaqi një Gjel të madh me size, duke i lexuar një libër me përralla një grupi zogjsh.

Vullnetarët në një strukturë në Irwindale vazhduan marrshin e “lundrimeve” me varkat e luleve në Paradën e 133-të vjetore të Trëndafilave në Pasadena.

Fituesja e "American Idol" Laine Hardy performoi në rimorkjon – float "Feed Your Soul" të Luizianës.

Për paradën e madhe, një ekip i parashutistëve së skuadronit “Kalorsit e Artë - Golden Knights” të Ushtrisë Amerikane, zbarkuan përgjatë rrugës së paradës ndërsa këngëtari më i mirë i Pasadinës Jimmie Allen këndoi "Good Times Roll".

Parada u mbyll me lojën e futbollit amerikan në stadiumin e trandafilave “Rose Bowl “midis Ohio State Buckeyes dhe Utah Utes, që ishin edhe të vetmit që mbetën në rrugën e garës sportive, pavarësisht nga një shpërthim i infeksioneve COVID-19 në Los Angeles County, ku rastet e reja ditore arritën në 27,000 të premten.

Departamenti i Shëndetit Publik të qarkut tha se ishte numri më i lartë i rasteve të reja.

Infeksionet në rritje tashmë e kishin “ndaluar” pjesëmarrjen fizike të mjekve të qendrës më të madhe mjekësore në Pasadina, “Kaiser Permanente”.

Të cilët njoftuan se ishin në vijën parë, por dërguan një float me djem e vajza të shkollave të mesme me temën për "Një të ardhme më e shëndetshme", megjithëse kjo rimorkjo nuk kishte ata 20 "heronj mjekësorë të vijës së parë" që hipnin ose ecnin përkrah çdo vit.

“Ne duhet t'i japim përparësi shëndetit dhe sigurisë qytetarve, stafit tonë mjekësor të vijës së parë dhe të sigurojmë se jemi në gjendje të trajtojmë pacientët gjatë kësaj rritjeje të fundit të rasteve të COVID-19 të shkaktuar nga varianti omicron,” tha rrjeti i kujdesit shëndetësor “Kaiser Permanente”.

Parada tërhoqi mijëra fansa si zakonisht përgjatë rrugës së saj prej 5.5 miljesh. Shumë prej tyre u prfshin në gëzimin e tyre nëpër trotuare gjatë rrugës, duke ardhjen e Vitit të Ri.

Autoritetet e Pasadenës u kërkuan njerëzve të mbanin maska, dhe të shmangnin përzierjen me këdo jashtë grupeve të tyre. Shumë nga të pranishmit mbanin maska për fytyrën, ashtu si mbretëresha Nadia Chung dhe anëtarët e oborrit të saj në Paradën e Trëndafilave.

Shoqata e Turneut të Trëndafilave tha Parada e Trëndafilave 2021, vitin që lame pas u anulua disa muaj përpara. Loja e futbollit në stadiumin “Rose Bowl” u luajt pasi u transferua në Arlington, Teksas.

Më parë, parada u anulua për disa vite gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe loja Rose Bowl e vitit 1942 u luajt në Karolinën e Veriut pas sulmit në Pearl Harbor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat