Goditet banda shqiptare në Itali/ U shisnin kokainë të miturve, policia zbardh detajet

Diaspora

Goditet banda shqiptare në Itali/ U shisnin kokainë të miturve, policia zbardh detajet

Më: 1 prill 2022 Në ora: 22:56
Policia italiane

Policia italiane ka arrestuar një grup shqiptarësh dhe tunizianësh, të cilët trafikonin kokainë në Itali. Operacioni u zhvillua në qytetin e Triestes ku u vunë në pranga 9 persona.

Banda shqiptaro-tuniziane ua shiste drogën të rinjve por edhe të miturve. Grupi i shqiptarëve ishte ai që bënte furnizimin me drogë ndërsa tunizianët e shisnin atë rrugëve të Italisë.

Të gjithë të arrestuarit janë me origjinë shqiptare dhe tuniziane nga mosha 20 deri në 40 vjeç. Hetimi ndaj kësaj bande kishte nisur muaj më parë dhe me provat e mbledhura nga hetuesit, bënë të mundure edhe konstatimin sesi grupi me origjinë tuniziane, aktiv në shitjen me pakicë në sheshet e qytetit të Triestes, furnizohej në baza javore nga grupi shqiptar, anëtarët e të cilit, megjithëse banonin pranë Venecias, u zhvendosën në kryeqytetin e Friuli të Venezias për të sjellë furnizime dhe për të marrë paratë banda e Magrebit, shkruajnë mediat italiane.

Substanca e blerë, pasi ishte prerë dhe paketuar, rishitej me pakicë nëpërmjet një rrjeti të gjerë të përbërë kryesisht nga subjekte të tjera me origjinë afrikano-veriore, të cilët ishin zhvendosur në vende të posaçme në Trieste. Policia kreu gjithashtu edhe kontrolle ndaj 10 personave të tjerë që dyshoheshin se ishin pjesë e këtyre grupeve kriminale. Mes 8 personave që përfunduan në pranga, një u arrestua mbrëmjen e djeshme në Piazza Garibaldi. Ai është një person me origjinë tuniziane i kapur në flagrancë, i cili u shiste kokainë të rinjve vendas.

Hetimet në lidhje me këtë bandë bënë të mundur arrestimin e 4 personave dhe çuan në sekuestrimin e mbi një kilogram e gjysmë kokainë të pastër të cilën grupi e shiste në qendër të Triestes.

Në këtë operacion u angazhuan më shumë se 60 agjentë të policisë në bashkëpunim me Skuadrat Lëvizëse të Venecias, Padovës, Trevisos, Pavias dhe Rovigos.

Në operacion morën pjesë edhe departamentet e qenve të Policisë së Shtetit dhe Parandalimit të Krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat