Arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Greqi, mik i ngushtë i i mafiozit

Diaspora

Arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Greqi, mik i ngushtë i i mafiozit

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 15:36
Policia greke

Autoritetet greke kanë arrestuar një 31-vjeçar me origjinë shqiptare, pjesëtar i bandës kriminale që drejtohej nga 33-vjeçari Esmin Ferhati (Esko).

Banda shqiptare u shkatërrua nga policia greke rreth tre javë më parë. Banda shqiptare vepronte në rezidencën studentore të Universitetit Politeknik në Zonën e Zografou në Atikë.

Ndërsa mediat greke e cilësojnë 31-vjeçarin si “bandit të fortë”.

31-vjeçari u arrestua mesditën e së hënës, 10 tetor. Krimet për të cilat akuzohet 31-vjeçari kanë gjenezën 10 vjet më parë. Ai akuzohet se ka kryer një sërë grabitjesh në 10-vjeçarin e fundit.

Gjithashtu ndaj tij rëndon akuza për përdhunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat