“S’duam kriminelë shqiptarë këtu”/ Shqiptarja i përgjigjet sekretares britanike: Kam mbaruar 4 universitete!

Diaspora

“S’duam kriminelë shqiptarë këtu”/ Shqiptarja i përgjigjet sekretares britanike: Kam mbaruar 4 universitete!

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 09:40
Shqiptarja i shpjegon Braverman se e gjithë bota e di se shqiptarët nuk janë kriminelë.

Në një video-klip të shkurtër të bërë viral në rrjet, Sekretarja e Zyrës së Emigracionit Suella Braverman është kapur duke i quajtur shqiptarët kriminelë.

“Nuk i duam kriminelët shqiptarë në Britani”, dëgjohet të thotë ajo, teksa rrjeti ka shpërthyer në reagime.

Ndër shqiptarët që ka reaguar, është edhe një grua shqiptare e cila në videon e saj të bërë virale në TikaTok i shpjegon Braverman se e gjithë bota e di se shqiptarët nuk janë kriminelë.

Përkundrazi ajo i thotë se ata janë shumë punëtorë dhe ndër studentët më të shkëlqyer në botë.

Aty ajo i tregon sekretares britanike arritjet e saj shkencore, 4 diploma universiteti dhe faktin që bën pjesë në 13% e nxënësve më të dalluar në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat