“Kam çuar dëm dy vite të jetës”/ U kap me shtëpi bari, shqiptari i bën thirrje autoriteteve britanike: Më ktheni në Shqipëri

Diaspora

“Kam çuar dëm dy vite të jetës”/ U kap me shtëpi bari, shqiptari i bën thirrje autoriteteve britanike: Më ktheni në Shqipëri

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 18:11
Shqiptarët e arrestuar

Dy shqiptarë në Angli janë dënuar me burg nga autoritetet britanike, pasi u kapën me shtëpi bari.

Zenel Sulaj, 30 vjeç, u kap në shtëpi bari më 20 tetor me një tjetër shqiptar të identifikuar si Sali Kadria. Sipas mediave të huaja, shqiptari Zenel Sulaj, 30-vjeç, u bëri thirrje autoriteteve ta depërtonin në Shqipëri, pasi është shprehur se “ka humbur kot dy vite të jetës së tij”

Oficerët zbuluan tre dhoma kultivimi me bimë kanabisi. Dy nga dhomat kishin 169 bimë, ndërsa e treta 344 bimë në faza të ndryshme të rritjes. Bimët sipas mediave të huaja u vlerësuan të kishin një vlerë në rrugë deri në 716,100 £.

Një seancë dëgjimore në Gjykatën e Cardiff Crown të mërkurën, Sulaj dëshmoi se nuk ishte në gjendje të punonte ligjërisht në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të qëndrimit të paligjshëm në vend dhe mungesës së dokumentacionit.

Ai tha se dëshiron të kthehet në Shqipëri për të qenë me prindërit e tij, pasi “ka humbur dy vjet të jetës së tij”.

Kur policia hyri brenda, të dy të pandehurit u larguan nga vendi i ngjarjes përtej çatisë dhe në një ndërtesë fqinje. Ata bënë një përpjekje të dëshpëruar për t’u fshehur nën një shtrat, por u ndaluan dhe u arrestuan.

Sulaj kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe dhe po punonte për të shlyer borxhin ndaj atyre që e siguruan ardhjen e tij.

Të dy të pandehurit, u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit, ndërsa Kadria u deklarua fajtor edhe për një akuzë tjetër të paqartë.

Gjykata caktoi 14 muaj burgim për Kadrian dhe gjashtë muaj burgim për Sulajn, dënim të cilin do e vuajnë në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat