Arrestohen dy 21-vjeçarë shqiptarë për trafik droge në Greqi

Diaspora

Arrestohen dy 21-vjeçarë shqiptarë për trafik droge në Greqi

Më: 24 janar 2024 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Dy 21-vjeçarë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke në Kretë, pas një operacioni anti-drogë të zhvilluar të martën.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në apartamentin e marrë me qera nga shqiptarët, u gjetën lëndë narkotike, peshore precize dhe një shumë parash prej 9330 euro.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia greke ka arrestuar fillimisht në rrugë një prej të rinjve dhe pasi ka bastisur apartamentin edhe 21-vjeçari i dytë ka rënë në prangat e autoriteteve. Brenda banesës u gjetën më shumë se tre kilogramë kanabis, rreth 100 gramë kokainë, 9330 euro, por edhe dy peshore.

Sipas policisë, dy të rinjtë, jetonin në shtëpitë e prindërve të tyre dhe kishin marrë me qira apartamentin e vogël për të ushtruar veprimtarinë kriminale.

Policia ka konfiskuar edhe një motoçikletë që përdorej për shpërndarjen e lëndëve narkotike për të rinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat