Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Greqi, zbulohet identiteti i tij

Diaspora

Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Greqi, zbulohet identiteti i tij

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 08:19
Ngjarja ndodhi në rrugën Sidhirokastru në zonën Votanikos

Një shtetas shqiptar është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së premtes në Athinë.

Sipas policisë, i plagosur ka mbetur 34 vjeçari Renis Fajzolli. Ngjarja ndodhi në rrugën Sidhirokastru në zonën Votanikos, teksa i riu ndodhej në një park, ku do të takonte një person të panjohur për autoritetet.

Ende nuk dihet se çka ndodhur saktësisht, por mësohet se ka qenë vetë Fejzolli i cili ka kërkuar ndihmë nga një ekip mjekësh që po kalonin me ambulancë në zonë.

Ai u tha mjekëve se u qëllua me pistoletë dhe se nuk i njihte autorët. Fejzolli u dërgua në spital, ku edhe iu nënshtrua operacionit për heqjen e plumbave.

Mjekët thonë se gjendja e tij është e rëndë. Policia gjeti në vend ngjarje 3 gëzhoja të një pistolete 9 mm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat