Një qytetar nga Drenasi humb jetën tragjikisht në Itali, bie nga kati i tretë

Diaspora

Një qytetar nga Drenasi humb jetën tragjikisht në Itali, bie nga kati i tretë

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 22:56
Ilustrim

Bashkim Bytyqi nga Arllati i Drenasit ka humbur jetën tragjikisht, të shtunën, në Itali.

Familjarët e të ndjerit kanë konfirmuar se Bashkim Bytyqi ka rënë nga kati i tretë në vend pune.

43-vjeçari pak muaj më parë kishte  shkuar në Itali.

“Pas dite kemi marr informatën se Bashkimi ka vdekur. Na kanë thënë se ka ra nga kati i tretë i një ndërtese, teksa ishte duke punuar”, thanë për RTKlive familjarët e të ndjerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat