Kërcënoi dhe rrahu nënën, bie në pranga 30-vjeçari në Itali

Diaspora

Kërcënoi dhe rrahu nënën, bie në pranga 30-vjeçari në Itali

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Një rast i dhunës në familje raportohet të ketë ndodhur në Italinë fqinje, ku protagonist është një 30 vjeçar shqiptar.

Mediat vendase raportojnë se i riu shqiptar ka kërcënuar dhe goditur me shkelma nënën e tij.

E ëma tregoi se kishte qenë viktimë e abuzimit nga djali i saj, i varur nga alkooli dhe droga. 30 vjeçari u arrestua nën akuzën e abuzimit në familje.

Rezultoi se 30 vjeçari identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, ishte i njohur nga autoritetet për krime të mëparshme, përfshirë përndjekjen ndaj dy grave të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat