Interpoli kap në Spanjë shqiptarin e kërkuar për vjedhje në një argjendari

Diaspora

Interpoli kap në Spanjë shqiptarin e kërkuar për vjedhje në një argjendari

Më: 3 maj 2024 Në ora: 11:17
Interpol

Si rezultat i shkëmbimit midis Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, të informacioneve të siguruara nga strukturat e DVP Shkodër, për vendndodhjen e një shtetasi shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është finalizuar operacioni i përbashkët i koduar “Capital”, për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

Si rezultat i operacionit, është kapur në Spanjë dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, shtetasi E. H., 35 vjeç.

Shtetasi E. H. akuzohet se në vitin 2012, në lagjen “Fahri Ramadani”, Shkodër, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë tentuar të vidhnin në një argjendari, duke përdorur armë zjarri.

Gjatë tentativës për vjedhje, ka mbetur i plagosur vëllai i pronarit të argjendarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat