Debatuan jashtë një dyqani në Greqi, shqiptari qëllon me armë zjarri një 33-vjeçar

Diaspora

Debatuan jashtë një dyqani në Greqi, shqiptari qëllon me armë zjarri një 33-vjeçar

Më: 8 maj 2024 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Vrasja e mbetur në tentativë e një 33-vjeçari, e ndodhur në orët e para të 10 shtatorit 2023 jashtë një qendre argëtimi në Petroupol, është hetuar nga efektivët e policisë së Departamentit të Zhvatjes.

Rreth orës 05:00 ka ndodhur një përleshje mes disa personave, ku një prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një 33-vjeçar duke e plagosur në këmbë.

Nga hetimet e policisë rezultoi se autori i vrasjes së mbetur në tentativë është një 39-vjeçar shqiptar i cili u arrestua në Lion të Francës, pas një urdhër-arresti europian.

Atë ditë, dyshohet se 39-vjeçari shqiptar ka debatuar për një arsye të panjohur me 33-vjeçarin Ai u largua nga vendi i ngjarjes, por pas disa sekondash është kthyer, ka nxjerrë një pistoletë nga beli dhe ka qëlluar drejt tij.

Plumbi e zuri 33-vjeçarin në këmbën e majtë, ndërsa shqiptari u largua qetësisht në këmbë. Pas këtij akti ai u arratis nga Greqia drejt Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat