“E ekzekutoi pas debatit”, gazetari tregon detaje: Eduart Danaj qëlloi 6 herë gruan dhe i la thikën në bark

Diaspora

“E ekzekutoi pas debatit”, gazetari tregon detaje: Eduart Danaj qëlloi 6 herë gruan dhe i la thikën në bark

Më: 17 maj 2024 Në ora: 08:42
Eduart Danaj, Enkelejda Danaj

Gazetari Etmond Guri ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë, ku Enkelejda Danaj u vra mizorisht nga burri i saj 50-vjeçari Eduart Danaj.

Gazetari tha se për fat të keq në vitet e fundit dhuna në familje është rritur ndjeshëm në Greqi dhe ndonëse viktima e kishte denoncuar të paktën 3 herë bashkëshortin e saj ai sërish ishte lënë i lirë dhe kreu aktin makabër.

“Ngjarja në ndodhinë e saj është vërtetë makabër, pasi autori e ka ekzekutuar ish bashkëshorten e tij me 6 thika, e në fund thikën ia ka lënë të ngulur në bark dhe e ka lënë në vend. Ata jetonin afër njëri-tjetrit. Shtëpia e tij është shumë afër viktimës, të cilën e ka pritur, ka debatuar ashpër dhe në mëngjes ai e ka ekzekutuar ish-bashkëshorten e tij.

“Kanë qenë të martuar me letra, ai është denoncuar të paktën tre herë në polici dhe 3 herë prokurori e ka pushuar çështjen dhe e ka lënë të lirë autorin. Ky i fundit duke pasur debate me bashkëshorten që kishte vendosur të divorcohej, ka marrë këtë vendim ekstrem duke i marr jetën”, tha gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat