U mbajtë Pikniku Pranverorë i Shoqatave Shqiptare të Bashkuara, në zonën e Tri-Shteshit

Diaspora

U mbajtë Pikniku Pranverorë i Shoqatave Shqiptare të Bashkuara, në zonën e Tri-Shteshit

Nga: Beqir SINA - New York Më: 1 qershor 2016 Në ora: 15:43
Pikniku Pranverorë i Shoqatave Shqiptare të Bashkuara

Shqiptarët, dolën së bashku me familjet e tyre në aktivitete të përbashkëta në Parkun rekreativë “FDR State Park” në veri të Nju Jorkut, duke luajtur futboll, vlojeboll, shah, domino, vrapime, dhe kënduar e vallëzuar me aktivitete të tjera në natyrë

Taconic – Nju Jork : Në Taconic State Park - Rudd Pond - shtetin e Nju Jorkut, të dielën, më 29 Maj 2016, në mjediset piktoreske të parkut natyror "Franklin D. Roosevelt State Park", me një natyrë shumë të ngjashme me bjeshkët e krahinës së Palvë e Gucisë - Alpeve shqiptare, u organizua Pikniku Pranveror, i cili është një ndër më të mëdhenjtë në komunitetin shqiptarë.

Pikniku i Shoqatave Shqiptare të Bashkuara, është i hapur për të gjithë komunitetin shqiptarë, dhe shifet si një ditë e veçantë e bashkimit të shqiptarëve në Amerikë. Edhe, këtë diel ashtu si vitet e kalauara në parkun rekreativë u mblodhën së bashku me familjet e tyre, që nga orët e para të mëngjesit, me dëshirën e madhe për t'u takuar që nga me njëri tjetrin, prej nga të vegjlit (fëmijët e shkollës) të rinjtë e të rejat deri tek më të moshuarit, kudo vërehej një gëzim i pa përshkruar.

Në këtë aktivitet kishin ardhur pothuajse të gjithë shqiptarët nga këto anë, të cilët tani jetojnë e punojnë në Amerikë,me familjet e tyre. Ata u mblodhë në një ditë si kjo për të kaluar së bashku një ditë të gëzuar, ku ata shpalosën disa nga vlerat karakteristike të krahinës.

Ky aktivitet i madh të kulturës shqiptare, në Shtetet e Bashkuar përfshinë edhe veshje tradicionale shqiptare, instrumente muzikore unike shqiptare dhe një mundësi e rrallë për të dëgjuar dhe të parë një shumëllojshmëri të muzikës shqiptare dhe valleve, si dhe që pjesëmarrësit të shijojnë ushqimin tradicional shqiptar. Për anën sportive, kulturëore dhe artistike, në këtë piknik kujdesen, ish-sportistë të njohur, këngëtarët popullor shqiptar dhe kërcimtarë të komunitetit, grupe të ndryshme artistike.


Përveç kësaj, këto pikniqe Shqiptare, janë edhe një kënaqësi e veçantë e mbushur me ngjarje të tjera familjare, duke kombinuar sportet dhe aktivitetet për fëmijë me një atmosferë pikniku shumë e ngjashme ajo me pikniqet masive që mbajnë shqiptarët në natyrën e mrekullueshme të Kosovës, Shqipërisë, viseve shqiptare në Mal të Zi, Maqedoni, dhe Luginën e Preshevës, çdo sesion pranvero dhe veror.

Andaj aty marrin pjesë qindra të të rinjë e të reja shqiptarë, të cilët gëzojnë këtë kënaqësi të e mbushur plot me këngë, valle dhe melodi shqiptare nga të gjitha trevat .

Pikniku Pranveror, u mbajtë më 29 Maj 2016, dhe u organizua nga Shoqatat Shqiptare të bashkuara në aktivitete të përbashkëta, thuhet në një njoftim në medien sociale Facebook, shpërndar nga Fondacioni Plavë Guci, e cila ka publikuar edhe një foto-album të larmishëm nga ky aktivitet i madh argëtues i komunitetit shqiptarë në zonën e Tri-Shteshit, New York, New Jersey dhe Connecticut .

Pikniku Pranveror, thonë pjesëmarrësit, është një moment i shkëlqyer, dhe në të kan rastin të bashkohen në një ambient kaq të bukur natyrorë, të gjithë shqiptarët si një familje e madhe në mërgim.

Vitet e fundit, shkruan ish kryetari i këtij fondi - veprimtari Esad Gjonbalaj, është bërë tradicionale, që Shoqata e cila, ai, e drejtojë, për disa vjet, Fondacioni Plavë Guci, që nga viti 2010 organizon, 2 pikniqe në vit, atë të quajtur Pikniku Pranveror i cili përkon edhe “Memorial Day” dhe Pikniku Vjeshtor i cili përkon me “Labor Day”.

Ndërsa, sqaron, ai, se ky është pikniku i 2-të i përbashkët i Shoqatave nga vendorigjina - Shqiptarët në Mal të Zi, dhe, është një moment rrallë, që rinia e jonë në mërgim, të takohen dhe njihen në mes vetit, por edhe të shijojnë natyrën e bukur dhe të ngjashme me atë të Alpeve shqiptare, të gjithë së bashku.

Gjonbalaj, nga eksperienca e tij, tregonë në një mesazh në profilin e tij në Facebook, se :”Është mirë, të kontribosh në ruajtjen e lidhjeve me rrënjët e orgjinës, mbasi është mision hyjnor, që këto dy data të vendosen në kalendarët e familjeve të këtyre shqiptarëve, në mënyrë që manifestime të tilla, të jen sa ma të suksesshme. Suksese shoqatave dhe diasporës në organizime të kësaj natyre” shkruan ai.

Simbas, fotografive në albumin e tyre në Facebook, duke se pjesëmarrës në këtë piknik, kan qenë edhe edhe asamblesiti shqiptarë në Asamblenë e Shtetit të New Yorkut, zoti Mark Gjonaj, lider të komunitetit dhe organizatat Rrënjët Shqiptare.

Në fotografitë e publikuara prej tyre duket edhe një grup motiçiklistësh nga grupi “The Sons of Illyria - Djemet e Ilirisë", të cilët, kan qenë në parakalim në pistën natyrore të Parkut FDR State Park, duke demostruar bukur, dhe gjthnjë krenar me identitetin tonë Kombëtar, simbolin e tyre, stampuar në veshjet - xhaketat e zeza , emblema e tyre : shqiponjën e madhe dy krenare, përkrenaria e Skëndërbeut mbi një Kala, dhe deti për rreth saj.

Në njoftimin e tyre, organizatori i këtij Pikniku thotë se Shoqatat Shqiptare të bashkuara, dolën së bashku me familjet e tyre në aktivitete të përbashkëta në Parkun rekreativë “FDR State Park” në veri të Nju Jorkut, futboll, vlojeboll, shah, domino, vrapime, këngë e valle dhe aktivitete të tjera në natyrë.

Edhe, këtë vit thuhet në njoftim e këtyre shoqatave të këtij komuniteti të bashkuara si një trup i vetëm, bënë së bashku organizimin e Piknikut të Përbashkët Pranveror me datën 29 Maj 2016.

Simbas tyre “Ka qenë? ky një? moment i veçantë?, që ata të dalin në natyrë, me të gjithë Shqiptarët e diasporës, pa dallim, dhe të shijojnë? gjelbërimin Pranveror, duke u kënaqur së bashku si një familje e Madhe në mërgim".

Në këtë organizim Madhështor të shoqatave tona, thuhet në njoftimin e këtyre shoqatave, nuk kan munguar aktivitete të shumta në shumë disiplina sportive, muzikë dhe argëtime të llojllojshme, me ç’rast pjesëmarrësit janë shërbyer edhe me ushqime të shumta tradicionale.

Në Piknikun e mbajtur më datën 29 Maj 2016 në FDR State Park New York i cili fillojë në ora 10:30 të paradites dhe përfudnojë rreth orës 7 të mbrëmjes, Shoqatat organizatore të Piknikut ishin:

- Fondacioni Plavë Guci

- Shoqata Malësi e Madhe

- Shoqata Ana e Malit

- Fondacioni Dom Simon Filipaj

- Shoqata Atdhetare "Kraja"

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat