Veprimtarët e ”Ardhmërisë” e ndihmojnë Kosovën

Diaspora

Veprimtarët e ”Ardhmërisë” e ndihmojnë Kosovën

Nga: Shkruan: Ramadan Reshitaj Më: 15 korrik 2016 Në ora: 00:39
Veprimtarët e shoqatës ”Ardhmëria” të Kristianstadit të Suedisë, që u angazhuan për grumbullimin endihmave humanitare për nevojtarët e Kosovës

Në qytetin e Kristianstadit të Suedisë, ku jetojnë më se 500 familje shqiptare nga Kosova, shumica nga bashkëadhterët tanë janë të angazhuar në Shoqatën kulturore e sportive ”Ardhmëria”. Kjo shoqatë, e cila është anëtare e Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi, prej themelimit e deri tash, ka zhvilluar një varg aktivitetesh kulturore e sportive, duke pëfaqësuar kështu me dinjitet traditën dhe kulturën shqiptare në pjesën jugore të këtij shteti skandinav.

Viteve  të fundit, veprimtarët e kësaj shoqate po kontribuojnë edhe në grumbulimin e ndihmave humanitare për Kosovën. Veton ?eku, kryetar dhe Sabri Mehmeti sekretar të shoqatës,informojnë se këto ditë veprimtarët e shoqatës ”Ardhmëria” nga Kristanstadi, në bashkëpunim me shoqatën suedezo-lituaneze qëvepron gjithashtu në Kristianstad, kanë bërë mbi 15o orë pune vullnetare. Rezultat i këtij angazhimi janë 26 karroca për invalidë, në mesin e të cilave janë 8 karroca për fëmijë, 18 karroca për shetitje, 9 paterica, një kroq dhe disa paketime me pampersa.

Ky kontigjent me ndihma për nevojtarët e Kosovës tashmë është në rrugë e sipër dhe kap një vlerë prej afro 100 mijë koronave suedeze. Në mesin e tyre siç thekson Sabri Mehmeti ka edhe karroca për fëmijë që kushtojnë mbi një mijë euro. Veprimtarët e shoqatës, gjithashtu kanë siguruar shpenzimet e transportit nga Suedia për në Kosovë.

Për tërealizuar këtë projekt, përpos kryetarit fhr sekretarit të shqatës, janë angazhuar edhe veprimtarët Mustafë Mustafa, Beqir Sylejmani, Xhemson Ahmeti dhe Sejdi Bajrami.

Këto karrocia janë të dedikuara për degën e Hendikosit në Mitrovicë e cila pastaj do t´ua shpërndajë personave me aftësi të kufizuara  si në qytetin e Mirovicës ashtu edhe në regjionin lokal që mbuon kjo degë.

Nga shoqata ”Ardhmëria” e Kristianstadit, një ndihmë e tillë humanitare për Hendikosin e Mitrovicës është dërguar edhe gjatë korrikut të vitit të kaluar. Vjet janëdërguar15 karroca për invalidë dhe 10 karroca për shëtitje.

Organizatorët e këtij aksioni shpresojnë se nuk do të kenë telashe në kufi me doganën, përkatësisht për të hyrë në Kosovë.  Sabri Mehmeti  thotë se lidhur me këtë kanë kontaktuar Ministrinë e Diasporës në Prishtinë dhe kanëkërkuar përkrahjen e tyre. Mirëpo, përkundër pritjes për përgjigje pozitive,zyrtarët e kësaj ministrie as që e kanë parë të arsyeshme që tëlajmërohen.

Me qenëse këtu bëhet fjalë për ndihma humanitare, ata shpresojnë në mirëkuptimin e zyrtarëve të Doganës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat