Shqiptari vjedh Porsche, i gjendet solia 40 mijë euro në makinë

Diaspora

Shqiptari vjedh Porsche, i gjendet solia 40 mijë euro në makinë

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 11:53
Aksidenti

Nuk i kanë shkuar mirë planet e vjedhjes së një makine një shqiptari në Itali. Mediat italiane raportojnë se shqiptari rrëmbeu një makinë Porsche dhe nuk iu ndal policisë, por e pësoi. Policia i bëri shenjë të ndalonte, por shqiptari shtoi shpejtësinë në bregun në Antignano, një fshat i vogël në periferi të Livornos.

Në një moment, për shkak të shpejtësisë, humbi kontrollin dhe u përplas. Pavarësisht nga plagët që mori, prapë tentoi të ikte. Por u bllokua nga policia.

Makina është e vjedhur ne nje vile ne Forte dei Marmi dhe shqiptari thuhet te jete 34­vjecar, por emri i tij nuk eshte publikuar. Ne makine iu gjeyen një orë Rolex, të holla dhe stoli me vlerë rreth 40 mijë €.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat