Fotogaleri/ Mjeti i preferuar i të gjithë spiunëve në Luftën e Ftohtë… dhe disa pajisje të tjera

Ndryshe

Fotogaleri/ Mjeti i preferuar i të gjithë spiunëve në Luftën e Ftohtë… dhe disa pajisje të tjera

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 07:57
Minox

Aparati fotografik “Minox” ishte më i domosdoshmi në “kutinë e veglave” të spiunëve gjatë luftës së ftohtë.

Origjinali u prodhua në 1936, por projektimi i tij u zhvillua përgjatë Luftës së Dytë dhe më tej. Agjencitë e zbulimit në lindje dhe në perëndim e përshtatën aparatin fotografik për shkak se ishte i vogël dhe i hollë, dhe lentja e tij e shkëlqyer, ishte ideale për fotografimin e dokumenteve.

Mikrofilmi ishte gjithashtu shumë më i kollajtë për t’u fshehur, se sa një copë letër. Disa prej spiunëve më të famshëm të Luftës së Ftohtë përdorën aparate “Minox”.

John Ualker Jr, një prej spiunëve amerikanë më të rëndësishëm të BRSS në Amerikë, e përdori për të nxjerrë sekretet e marinës amerikane.

Oleg Penkovsky, një kolonel në shërbimin e zbulimit ushtarak të BS, në shërbim të Britanisë, e përdori për të fotografuar dokumente të raketave bërthamore sovjetike.

Jo më pak e rëndësishme ishte aedhe ajo që njihet si çadra pistoletë ose “Çadra bullgare”.

Çadra bullgare është ndoshta pajisja më e përmendur e vrasjeve të frikshme të spiunazhit.

Image

 

E krijuar nga shërbimet sekrete bullgare dhe aleatët e tyre në KGB, ajo kishte një mekanizëm të vogël pneumatik qitjeje, në përgjithësi i projektuar për fishekë zjarri në një distancë shumë të vogël.

Një e tillë është përdorur për të vrarë disidentin bullgar, Georgi Markov në Londër në vitin 1978. Ai u qëllua në këmbë me një topth të helmuar, teksa priste autobusin në Urën e Vaterlosë.

Markov nuk e kuptojnë se çfarë i kishte ndodhur dhe vdiq katër ditë më vonë. Kjo metodë është përdorur edhe një herë po atë vit, kundër një tjetër disidenti, Vladimir Kostov, këtë herë në Paris.

Ai mbijetoi. Rasti Markov mbeti i hapur për 30 vjet me radhë.

Shikoni këto pajisje dhe shumë të tjera të përdorura nga spiunë të ndryshëm në kohëra të ndryshme:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat