Diaspora po gjallëron çdo cep të Kosovës

Diaspora

Diaspora po gjallëron çdo cep të Kosovës

Më: 1 gusht 2016 Në ora: 23:19
Homazhe në Prekaz

Në prani të një numri të vogël të bashkatdhetarëve që po vizitojnë Kosovë, në fshatin Prekaz të Skenderajt, ka filluar aktiviteti tradicional “Ditët e Diasporës”.

Reshjet e shiut por edhe problemet teknike, vonuan fillimin e manifestimit të organizuar nga Ministria e Diasporës në vendlindjen e Adem Jasharit. Megjithatë, pas aktivitetit të quajtur  “Një lule për Jasharët”,  ku janë bërë homazhe në varrezat e familjes Jashari, manifestimi fillojë me fjalimin e ministrit të Diasporës, Valon Murati, i cili tha se edhe pse Kosova vend i vogël, shumë vende që e kanë të zhvilluar turizmin e kanë lakmi fal diasporës.

Murati: Tërë muajt e verës janë të diasporës

“Andaj tërë muajt e verës, realisht janë të diasporës. Ne si ministri, së bashku edhe me institucionet tjera po përpiqemi që këtyre njerëzve po e gjallërojnë çdo cep të Kosovës, pushimet e tyre të ua zbukurojmë me aktivitete të ndryshme nën moton e njohur “Ti je pjesë e atdheut”. Kulminacion i këtyre aktiviteteve janë 1 dhe 2 gushti, pra është ky aktivitet në këtë mbrëmje të këndshme në Prekaz dhe nesër në Prishtinë. Kështu edhe këtë vit po mblidhemi në Prekaz për të nderuar sakrificën e familjes Jashari, sakrificë që shënjojë një prej momenteve më të përpjekjeve të popullit shqiptar për liri “, tha Murati.

Ai shtoi se Prekazi dhe sakrifica e Jasharajve për liri janë vlera universale, andaj i takojnë mbarë botës dhe njerëzimit.

Murati: Këtu fillojë historia që lirinë tonë e bëri realitet

“Vetëm pak më tutje fillojë historia që lirinë tonë e bëri realitet, por Prekazi nuk është vetëm i Kosovës, as vetëm i shqiptarëve. Prekazi dhe sakrifica e Jasharajve për liri janë vlera universale, andaj i takojnë mbarë botës dhe njerëzimit“, tha ai.

Kurse, koncerti fillojë me orkestrën “Spartiti për Scutari” arbëresh nga Italia, në krye me drejtuesin artistik, shkodranin Bardh Jakova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat