Degët e LDK-së në Zvicër dhe Gjermani, bëjnë ftesë publike për bashkëbisedim

Diaspora

Degët e LDK-së në Zvicër dhe Gjermani, bëjnë ftesë publike për bashkëbisedim

Nga: Adem Lushaj Më: 3 gusht 2016 Në ora: 17:31
ilustrim

Degët e LDK-së në Zvicër dhe Gjermani, në vazhdën e aktiviteteve të saja, janë duke organizuar takime bashkëbiseduese me qytetar, kryesisht me elektorat të LDK-së, por edhe me të interesuarit tjerë. Aktivitete të ngjashme bashkëbiseduese, janë duke u organizuar edhe në Komunat e Regjionit të Pejës, e që takimi i radhës do jetë në Isniq, me 06.08.2016, duke filluar nga ora 17,00.

Sipas organizatorëve të këtij, për pjesëmarrje në takimin e Isniqit, në mënyrë publike ftohen, Akademik Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, anëtarë të Kryesisë së kësaj partie, deputet të Parlamentit, degët si motra në gjithë Kosovën, si dhe znj. Donika Gërvalla, Shpëtim Bulliqi, dhe figurat tjera të kësaj partie, brenda dhe jashtë Kosove.

Gjithnjë sipas këtyre dy degëve, Takimi është i hapur për gjithë qytetarët e Deçanit dhe komunave tjera të Kosovës, e të cilët mund të japin kontributin e tyre, qoftë me pyetje, diskutime apo edhe rekomandime. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat