Kisha Orthodhokse në Amerikë - Jep një Nderim të veçantë për Hirësinë e Tij Nikon Liolin

Diaspora

Kisha Orthodhokse në Amerikë - Jep një Nderim të veçantë për Hirësinë e Tij Nikon Liolin

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 7 gusht 2016 Në ora: 15:00
Asambleja 39-të vjetore të Dioqezës së Jugut të Kishës Orthodhokse në Amerikë

Asambleja 39-të vjetore të Dioqezës së Jugut të Kishës Orthodhokse në Amerikë (OCA), që u mbajt në Wilmington, Karolina e Veriut, në 28 korrik 2016,, Kryepeshkopin Shqiptar e shpalli Antar Nderi të Dioçezës së Jugut (The Diocese of the South)

NORTH CAROLINA : Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë përcjell lajmin e nderimit të Eminecës së Tij - Nikon, Kryepeshkopi i New England-it dhe i Arkidioçezës së Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, një ndër përfaqësuesit e ortodoksisë në pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara.

Lajmi i mirësisë vjen për të gjithë Shqiptarët, ku thuhet se gjatë Asamblesë së 39-të vjetore të Dioqezës së Jugut të Kishës Orthodhokse në Amerikë (OCA), që u mbajt në Wilmington, Karolina e Veriut, në 28 korrik 2016, me një rezolutë e veçantë, iu kushtua nderimit të Hirësisë së Tij, Nikonit, Arkiepiskop (Mitropolit) i New England dhe i Dioqezës Shqiptare të kësaj kishe. per respektimin e ndersjellte te pasardhesve te Fan Nolit dhe Kishes Orthodokse Autoqefale te Shqiperise.

Eminenca e Tij Nikon, Kryepeshkopi i New England-it dhe i Arkidioçezës së Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, është nderuar me një rezolutë të veçantë nga Asembleja Vjetore e Dioçezës së Jugut (Annual Assembly of the Diocese of the South), e cila u mbajt në Wilmington, North Carolina në muajin korrik 2016. 
Në njoftimin e kësaj kishe, thuhet se Asembleja, gjithashtu, Kryepeshkopin Shqiptar e shpalli Antar Nderi të Dioçezës së Jugut (The Diocese of the South).
Kisha bëri të ditur edhe dokumentin origjinal të Resolutës që nderon klerikun e nderuar shqiptar, (The following resolution was adopted at the Annual Assembly of the Diocese of the South – Orthodox Church in America; on 28 July 2016 held in Wilmington, South Carolina).

Në këtë nderim afirmohej se historia e kësaj kishe ka plot raste etërish të përkushtuar më Krishtin, të cilët i shërbyen Kishës duke sakrifikuar vetveten. Jetët e tyre kanë qenë shembull i ndjekur nga besimtarët dhe janë pranuar nga ata me mirënjohje, si dhurata dhe dëshmi të vetë Zotit tonë Jisu Krisht. Lidershipi i njerëzve të tillë ka qenë shembullor dhe themelor në kujdesin për territorin për të cilin janë përkujdesur.

Ndaj, anëtarët e kësaj Asambleje shprehin mirënjohje të sinqertë për kujdesin plot dashuri të treguar për këtë grigjë nga Hirësia e Tij Nikoni, si locum tenens, duke i bërë të aftë dhe duke i forcuar anëtarët e saj për të vazhduar përpjekjet e tyre ungjillëzuese, në një periudhë të rëndësishme për jetën e Dioqezës. Për këtë, Hirësisë së Tij iu akordua “anëtarësia e nderit” në Dioqezën e Jugut. Duke njohur dashurinë dhe lutjet e tij të përhershme dhe duke vënë në dukje shërbimin e përulur dhe të frytshëm për Dioqezën, ai do të mbetet një shembull i gjallë në përpjekjen për “shkoni pra e mësoni… dhe pagëzoni në emrin e Atit e të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë…” (Matth. 28:19-20).

Ky vendim u pranua njëzëri nga Asambleja, duke iu lutur Perëndisë për mëshirë dhe hir për shërbëtorin e Tij, Arkiepiskopin (Mitropolitin)Nikon.

Bashkë me të vëllain, atë Artur Liolin, Hirësi Nikoni morën pjesë në përvjetorin e 100-vjetorit të Federatës PanShqiptare të Amerikës, VATRA dhe janë shprehur shpesh herë në media për arritjet e pakrahasueshme të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe kontributin e jashtëzakonshëm të kryepiskopit Anastas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat