Preformanca e çupës nga Llapi, ngashëroi fatosët dhe pedagogët

Diaspora

Preformanca e çupës nga Llapi, ngashëroi fatosët dhe pedagogët

Nga: Hasan Qyqalla Më: 28 gusht 2016 Në ora: 15:36
Foto nga dita e parë e shkollës shqipe në Hagen

Kohë më parë, kemi shkruar për Anisën simpatike, në gazetën tonë kombëtare "Bota Sot“! Loja në skenë, magjepsi jo vetëm bashkëmoshataret, por edhe Pedagogët që udhëheqin skenat e teatrit e baletit për fëmijë. Ndryshe, çupa njihet me emrin  Anisa (Musa) Mulolli. Çapkënia simpatike, një ditë sa po kishte përfunduar ushtrimet në kursin e teatrit dhe baletit, bisedon me pedagoget e saja…!

Kureshtja e pedagogëve, ishte se nga vije Anisa, mbase preformanca e saj i provokoi ato!  Ajo pa hezitim ju thot qetas se vjen nga Kosova, por  me zërin simpatik e pak të ngritur, ju thotë se është çupë llapjane. Qëndrimi i saj, ngërthen më vete vetëbesimin që posedon për moshën që ka, edhe pse pak sa e llastuar, që e ngjyron imazhin e saj. Bisedën e vazhdojnë edhe më tej në prani të Babait, Musa Mulollit, kur e pyesin Anisen, se sa e njeh gjuhën amtare. Anisa, si një zog këngëtar, merrë qëndrim dhe ju përgjigjet me një poezi për Nënë Terezën, që i kishte mësuar Mamaja. Por, mos të harrojmë se edhe babi i Anisës, Musa Mulolli, dridhte dërrasat e skenës me vargjet e At Gjergj Fishtës "Mrizi i zanave“! Pas deklamimit të vargjeve, mësueset stepen dhe vazhdojnë me debate për origjinën e Nënë Terezës, për humanitetin, mirësinë, kulturën,...etj., deri te pyetja sugjestive, pse nuk ka shkollë shqipe në qytetin e tyre!? Pse hesht Diplomacia e Kosovës!? Si të veprohet më tej!?

Nga kjo rastësi, Anisa i lutet Babit të merrë nismën për hapjen e shkollës shqipe. Natyrisht, sikur edhe nga dekadat e kaluara që njihej si veprimtar i zellshëm e fjalëpak, Musai filloi procedurat zyrtare, sipas këshillave e sugjerimeve të pedagogeve gjermane, për hapjen e shkollës shqipe. Shih për këtë, veç se këshillohej me bashkëveprimtarët shqiptarë, i duhej edhe një mbështetje institucionale. Për nismën, sfidat dhe procedimin e shkollës shqipe në Hagen me rrethin, ja se ç’rrëfen Z. Musa Mulolli:

"Kërksa për hapjen e shkollës shqipe së bashku me nënshkrimin e mbi tetëdhjetë prindërve nga Hageni, i është dërguar Zonjës Speckmann, Drejtoreshë Komunale për Arsim në Hagen, diku në Maj 2015. Pas dy jave, kam pas kontaktin e parë me Zonjen Möhlen-Köler, sekretare dhe Zonjën Speckmann, e cila ma konfirmon marrjen e kërkeses. Pastaj, diku kah mesi i  Gushtit, kontaktova direkt me Zonjen Speckmann, e cila më sqaron se kërkesa është dërguar në Ministrin e Arsimit të Qarkut në Arnsberg, se dhe afati i shqyrtimit të kërkeses, zgjatë deri në gjashtë muaj. Pasi që kërkesa është bërë në maj, është shumë vonë të zëmë hapin për hapjen e shkollës shqipe në vjeshtën e 2015-tës.

Image
Shkolla

Pra, përgatitjet do t? bëhen për muajin shkurt të 2016-tës. Pas kësaj, në muajin Nëntor, më merr në telefon Zonja Speckmann dhe më sqaron se është lidhë në kontakte me Zyrat për Arsim të Landit Nord Rhein Westfalen, për shqyrtimin, përkatësisht gjetjen e Arsimtarit, me mësim plotësues në gjuhën shqipe, që ka pak orë e ta plotësojnë normën apo kuotën e orëve, me angazhimin e tij-saj, edhe në Hagen.

Pra, ndihmën më të madhe për vendimmarrje e ka dhënë vet Zonja Speckmann, Drejtoreshë e Arsimit Komunal. Pastaj, për procedurat organizative, kontribut të madh ka dhënë Zonja Johanna Schlumbom, e cila është edhe mbikëqyrëse e procesit mësimor. Lëre se na ka ndihmuar shumë, por edhe tani ka vullnet t? pashtershëm për ndihmë të mbarëvajtjes së procesit mësimor. Ndërkaq, Zonja Möhlen-Köler, sekretare gjenerale në Drejtorinë për Arsim, na ka ndihmuar me korrektësinë dhe seriozitetin e përgjegjësisë së saj, në kryerjen e detyrës që na ka shërbyer grafikisht qartë e përpiktë.

Pas tërë këtij procesi, vie muaji Shkurt, kur më mori në telefon Zonja Schlumbom, ku më sqaron se për arsye të punëve organizative, teknike e administrative, nuk mund të bëhen gati as për Shkurt, që të hapet Shkolla shqipe, pra gjysëmvjetori i dytë të jetë fillestar i Shkollës shqipe. Megjithatë më sigurojnë se Shkolla do të hapet në Gusht të 2016-tës.

Ndërkohë, Drejtoria për Arsim, i ka përgatit e shpërnda formularët për regjistrimin dhe plotësimin e nxënëseve (shqiptarë), nëpër shkollat  e paralelet përkatëse, ku vijojnë mësimet nxënësit e komunitetit tonë  në gjuhën gjermane. Më pas, kam bërë apel te prindërit e fëmijëve (shqiptarë) që sa ma shumë të plotësojnë formularët dhe të dërgojnë në shkollat ku vijojnë mësimet (fëmijët e tyre), në gjuhen gjermane.

Për procedimin e formularëve të paraqitjes, përkatësisht regjistrimit, kemi pas parasysh sqarimet nga Arsimtari me përvojë Z. Sami Thaqi, Mësues në Shkollën me mësim plotësuese në gjuhën shqipe në Wuppertal.

Ndihmë në organizimin e komunitetit tonë kanë dhënë edhe Arben Seferaj, Qenan Kaçiu, Driton Hasani i cili ka ndihmuar edhe me organizim teknik, mbase në lokalin e tij, jemi mbledhë dhe kemi përpiluar strategjinë operative. Ndihmë të madhe ka dhënë edhe Jeton Kasumi i cili ka ndihmuar si në organizim po ashtu edhe gjatë procedimit administrativ, me shkresa zyrtare, formulime, etj.; gjithnjë sipas nevojës...

Krejt për fund, do i mbetesha borgjli moral, pa vënë në spikamë edhe gatishmërinë e sugjerimet organizative me Prof. Hasan Qyqallës, aktualisht edhe Kryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë" - përfundon itinerarin e finalizimit të hapjes së Shkollës Shqipe në Hagen me rrethinë Z. Musa Mulolli me shokë...!

Ne i dëshirojmë shumë suksese mbarëvajtjes së  Shkollës shqipe, me uratën që të përfshihen sa më shumë fatosë...!  

Kësaj i thonë, kur "diplomacia" zyrtare bënë sehir, Diplomatët e vërtet janë ata që janë të mishëruar me vendlindjen e kombin, mbase "shpirti i një kombi është gjuha që e flet"!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat