Demarkacioni kufitar ndërshtetëror Kosovë - Mali i Zi dhe Asoaciacioni i komunave serbe në Republikën e Kosovës

Diaspora

Demarkacioni kufitar ndërshtetëror Kosovë - Mali i Zi dhe Asoaciacioni i komunave serbe në Republikën e Kosovës

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 08:50
ilustrim

Nga tubimi i mbajtur në shoqaten „Dardania“ në Knittelefeld nën organizimin e Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare të Austrisë, Bërthamës së Untitetit Nacional dhe përfaqësueseve nga SHBA, Evropa dhe Kosova.

Për: Parlamentin e Kosovës, Qeverinë e Kosovës dhe Presidencën e Kosovës

Me datë 28.08.2016, Këshilli Koordinues i Austrisë së bashku me Bërthamën e Unitetit Nacional, kanë mbajtur tryezë të rrumbullakët me temën: Demarkacioni kufitar ndërshtetëror Kosovë - Mali i Zi dhe Asoaciacioni i komunave serbe në Republikën e Kosovës.

Ne shqiptarët në Diasporë – Evropë (Gjermani, Austri), USA etj., jemi të shqetësuar thellë me zhvillimet e fundit të cilat janë duke ndodhur në shtetin tonë. Ne me shumë vëmendje kemi përcjellur debatin në lidhje me demarkacionin e vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. 

Ne mbështesim kundërshtimin e shoqerisë civile, kundërshtimin e vendorëve të rajonit të prekur nga kjo marrveshje dhe ekspertëve që me shumë fakte argumentuan, se nëse ratifikohet një dokument i tillë në parlamentin e Republikës së Kosovës, pa e rishikuar atë, pa korrigjuar gabimet, cënohet rëndë interesi shtetëror territorial i Republikës së Kosovës.

Ne mendojm se çështja e përcaktimit të kufijëve ndërshtetëror është çështja e së drejtës ndërkombëtare dhe ligjit ndërkombëtar.

Ne i rekomandojmë parlamentit te Republikës së Kosovës që t’i rishikojë edhe njëherë tri shtyllat kryesore të shënimit të vijës kufitare siq janë:

Delimitimin, Demarkacionin dhe administrimin e kufijve; 

Parlamenti i Republikës së Kosovës duhet të shprehë një gatishmëri që edhe njëherë të rinegociojë marrveshjen me të njejtën gatishmëri si qeveria e Malit te Zi;

Komisioni shtetëror duhet ti rekomandoj qeverisë së Kosovës që rasti në fjalë të dërgohet në gjykatën e arbitrazhit ndërkombëtar;

Si instancë të fundit për zgjidhjen e çështjeve kufitare të konsulltohet populli përmes Referendumit.

Ne ju bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të parlamentit të Republikës së Kosovës që mos të votojnë këtë ratifikim të marrveshjes ndërkufitare/ndërshtetërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit te Zi

Këshilli Koordinues i Austrisë -- Vienë - Steiermark Bërthama e Unitetit Nacional -- Evropë - USA - Kosovë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat