Sherri për të dashurën, shqiptari ‘terror’ me armë në restorantin italian

Diaspora

Sherri për të dashurën, shqiptari ‘terror’ me armë në restorantin italian

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 12:13
restoranti

I shpëton dënimit, vetëm me një gjobë shqiptari i arrestuar pas terrorit me armë në shëtitore dhe në restorantin italian, pas sherrit me një patriot të tijin.

Mediat italiane raportojnë se Marsel Ibrahimi, 39-vjeç u gjobit me 4 mijë euro gjobë pas arrestimit për incidentin me armë, gjatë fundjavës.

Ngjarja ka ndodhur në restorantin La Lanternina 2 në shëtitoren buzë detit në Follonica. Ai ishte I armatosur me një armë gjahu dhe shkaktoi panik të madh te klientët. Ai ishte pa leje të rregullt qëndrimi në Itali.

Arrestimi I tij u bë gjtën mes të shtunës e të dielës kur po fshihej, pasi pak orë më parë, rreth 23:00 kishte bërë terrorin me armë në restorant. Aty po kërkonte një patriotin e tij me të cilin ishin zënë më parë. Shkak ishin bërë disa fjalë për gratë shqiptare, fjalë fyese, edhe në drejtim të të dashurës së ‘rivalit’.

Ai u ndje I fyer, u nis drejt shtëpisë ku banonte, së bashku me një shqiptar tjetër, rrëmbeu armën dhe më pas nisi të kërkonte atë që e kishte ofenduar. Donte t’I jepnte një mësim të mirë, ose së paku ta frikësonte. Në fillim në rrugë e më pas edhe në restorant. Aty plasi paniku, ulërima dhe njerëz që vraponin. Pronari siguroi arkën e xhiros ditore, pasi mendoi se bëhej fjalë për ndonjë grabitje, por nuk ishte ashtu. Shkaku, si u mos vesh më vonë ishin sherre nën efektin e alkoolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat