Ekzekutohet biznesmeni shqiptar në Detroit të SHBA-ve

Diaspora

Ekzekutohet biznesmeni shqiptar në Detroit të SHBA-ve

Më: 1 shtator 2016 Në ora: 21:21
Frano Juncaj

Një biznesmen shqiptar, pronar i një restoranti në Koni Ajlënd është vrarë ditën e sotme në mëngjes në jug të Detroitit në SHBA.

Ai është Frano Juncaj, 59 vjeç.

Policia e Detroitit tha se vrasja dyshohet se ka ndodhur gjatë një tentative grabitjeje në orën 9:30 të mëngjesit me orën lokale.

Juncaj është gjetur i vrarë me një plumb në gjoks para derës së restorantit.

Ai ishte me origjinë shqiptare dhe kishte emigruar në SHBA në vitin 1975.

Policia dyshon se vrasja ka të bëjë me një grabitje.

Po kështu, thuhet se grabitësi mund të njihej me Juncajn, ndaj edhe e ka qëlluar që të mos e kallëzojë.

“Ai kishte besim te komuniteti”, ka thënë Stivën Dolunt, manaxheri i restorantit. “Juncaj ishte një njeri shumë miqësor dhe kjo që ndodhi nuk do të kalohet lehtë”, ka thënë ai për mediat lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat