Tiroli Jugor: Shqiptari vdes nga përplasja e motorit me betonjerën, ekspertiza e pavendosur për shkaqet

Diaspora

Tiroli Jugor: Shqiptari vdes nga përplasja e motorit me betonjerën, ekspertiza e pavendosur për shkaqet

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 15 shtator 2016 Në ora: 14:12
Ilustrim

Në 21 shtator 2015 shqiptari Mirsian Nergjoni (22) pësoi një aksident vdekjeprurës në një urë të qytetit Bozen. Ai kishte tentuar të kthejë majtas, kur ishte përplasur me betonjerën duke vdekur në vend. E dashura e tij, që ishte bashkë me të në tragjedinë e 21 shtatorit, u plagos rëndë dhe një kohë të gjatë ishte në rrezik për jetën. Momentalisht është jashtë rrezikut për jetën, por ka mbetur me pasoja, shkruan media gjermane suedtirolnews.it.

Një ekspert i fushës, që ka rikonstruktuar aksidentin tregon se betonjera ka luajtur rol në tragjedi, megjithatë motori ka lëvizur me shpejtësi 90km/h, ndërsa ka qenë lejuar të vozitet deri në 40km/h, përcjell botasot.info.

Ajo që dihet është se 70 përqind të lëndimeve trupore 22 vjeçari i ndjerë i mori nga betonjeri, ndërsa 30 përqind nga motori. Ai vdiq në vendngjarje, ndërsa ekspertiza akoma nuk është përfundimtare./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat