Ngrihet aktpadi ndaj gjermanit dhe shqiptarit që sulmuan policin

Diaspora

Ngrihet aktpadi ndaj gjermanit dhe shqiptarit që sulmuan policin

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 18:20
ilustrim

Në qytetin gjerman Weimer në fund të vitit të kaluar, 30 dhjetor 2015, një gjerman (20) dhe një shqiptar nga Kosova (23) janë akuzuar se kanë sulmuar barbarisht një polic civil, gjatë tentativës së këtij të fundi për ti kontrolluar ata, shkruan rp-online.de. Prokuroria e Erfurt ka theksuar se të dy dyshohen se e kanë plagosur policin 26 vjeçar duke i gjuajtur me mjete të forta metalike, përcjell botasot.info.

Pas agresionit të dyshuarit kishin ikur nga vendi i ngjarjes. Sipas policisë në sulm ka qenë i infiltruar edhe një person i tretë që akoma nuk është identifikuar./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat