Mirësevini në New York ! Gjithëçka gati për të pritur Samitin mbarë kombëtar e Rrjetit të Biznesve të Diasporës Shqiptare!

Diaspora

Mirësevini në New York ! Gjithëçka gati për të pritur Samitin mbarë kombëtar e Rrjetit të Biznesve të Diasporës Shqiptare!

Nga: Beqir SINA New York Më: 18 shtator 2016 Në ora: 16:43
Rrjetit të Biznesve të Diasporës Shqiptare

 Zoti Berisha,  Dr. Naim Dedushaj, dhe Besim Malota, thonë se janë gati të presin me qindra biznesmen dhe të ftuar nga Europa, disapora dhe vendet e tjera..... 

NEW YORK : Nënkryetar i Unionit të Bizneseve të Diasporës Amerikën Veriore, binznesmeni  Elmi Berisha, kryetar i degës së Vatrës së Qarkut Hudson Valley, i cili së bashku me zevendsin e tij Besim Malota janë duke pritur dhe kan bërë të gjitha përgatitjet, thanë se kjo dotë jetë një prej takimeve më të suksesshme, në takimet e tilla prej nga themelimi i këtij rrjeti mbarë kombëtar dhe jo qeveritarë dhe jo përfitues (NGO), 
Ata thanë se shprehin bindjen e tyre ngaqë edhe në kuadër të pergatitjeve për  Forumin I - rë Ekonomik, do të mbahet nga data 23 deri më 27 shtator, në Metropolin e botës qytetin e New Yorkut, ata kanë bërë një punë të madhe.
 
Edhe,  Drejtori për investime kapitale në ministrin e diasporës Dr. Naim Dedushaj, ideatori dhe themeluesi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, i cila ka mbrritur këto ditë në Nju Jork, para se të nisej ka dhënë një intervistë eskluzive për Televizionin RTK në Prishtinë, ku ka pohuar se ky do të jetë Samiti dhe takimet më të mëdha: " Rreth qindra veta, do të jenë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Zvicera, Autria, Italia, Gjermania, Suedia, Finlanada, Turqia e të tjera, kan konfirmuar pjesmarrjen e tyre" tha Dedushaj duke shtuar se :" se gjatë këtij takimi, në New York, pjesëmarrësit do të kanë mundësinë të takohen me kongresistë, senatorë, përfaqësues të Institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës dhe me kompanitë liderë në tregun e Amerikës, përfshirë Presidentin e Shqipërisë zotin Bujar Nishani dhe atë Kosovës zotin Hashim Thaqi dhe kryeministrin Mustafa, Minsistrin e Diaspores Murati dhe te tjere"

Mirepo ata thane se Rrjeti Bizneseve të Diasporës Shqiptare për SHBA , është duke u përgatitur seriozisht për mbajtjen e Forumit të I-rë Ekonomik, mbarë shqiptarë, dhe takimet e ashtuquajtura B2B në mes të përfaqësuesve të bizneseve të Kosovës, Shqipërisë, dhe të bizneseve të tjera të shqiptare, në 4 kontinenetet, vendet e Europës, Australi, Azi, SHBA e Kanada, ku janë ngritur edhe 25 degët e këtij, rrjeti biznesesh shqiptare.
Ata tashme kan bere te sigurt  zyrtarisht se më datën 24 dhe 25 shtator në Nju-Jork, do të mbahet edhe “Darka Gala Mbarëkombëtare e Diasporës Shqiptare”, duke filluar nga ora 18.00 me kohën e Nju Jorkut .

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare, i cili funksionon në katër kontinente, në gjithsej 22 shtete të botës, mbas disa takimve vjetore këtë e ka forumin e parë për nga rëndësia, siç janë shprehur ata i cili përcakton vullnetin e përbashkët për bashkëpunim të mbi 600 afaristëve të botës së biznesit nga mbarë diaspora: Kosova, Shqipëria dhe viset e tjera shqiptare.

“Aty do të lidhen kontakte dhe njohje të reja, do të promovohen kompanitë e tyre, do të mund të lidhen kontrata bashkëpunimi dhe do të jepen ide për investime të përbashkëta në fusha të rëndësishme në trojet shqiptare për zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe shkëmbimi i mendimeve bashkë me politikat aktuale në Amerikë, Kosovë dhe Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Rrjetit të Bizneseve shqiptare, lëshuar nga Presidenti i saj zoti Nazar Mehmeti veprimtar i dalluar i komunitetit shqiptar ne SHBA, dhe Sekretari i Përgjithshëm i RRBSHB, bisnesmeni i suksesshem nga Dallasi, z. Ismet Smajli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat