Hanover: Kapet grupi shqiptar me gjysmë tonë marihuanë dhe vlerë 2 milion euro

Diaspora

Hanover: Kapet grupi shqiptar me gjysmë tonë marihuanë dhe vlerë 2 milion euro

Nga: Fitim Dika Më: 21 shtator 2016 Në ora: 12:40
ilustrim

Gjatë një bastisje policia e Hanoverit ka sekuestruar gjysmë tonë marihuanë me vlerë dy milion euro, shkruan portali gjerman merkur.de.

Ngjarja është raportuar të hënën në një rrugë të rëndësishme të Hanoverit, thanë nga policia gjermane. Gjatë akcionit janë arrestuar pesë të dyshuar, të cilët e kishin ndarë marihuanën në pako me nga 30 kilogram secila, përcjell botasot.info. Të akuzuarit janë një 35 vjeçar nga Mali i Zi, si dhe tre shqiptarë nga Shqipëria të moshave 33 deri në 39 vjeç. Njëri vëlla i të akuzuarit nga Mali i Zi gjatë akcionit ndodheshte në shtëpinë e të pandehurve. Ai dyshohet për bashkëpunim me grupin kriminal./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat