Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme përkrahu punën e Ministrisë së Diasporës

Diaspora

Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme përkrahu punën e Ministrisë së Diasporës

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 16:27
Komisioni

Sot, ministri i Diasporës, Valon Murati,  me bashkëpunëtorët, raportoi  para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës për punën e MeD-së.

Në raportin e tij, ministri Murati prezantoi detajisht aktivitetet e realizuara nga MeD, por edhe sfidat me të cilat është ballafaquar gjatë realizimit të tyre.  Në këtë takim u diskutua edhe rruga që duhet ndjekur në raport me diasporën tonë.

Ministri Murati mori përkrahje nga të gjithë anëtarët e komisionit, si nga deputetët e pozitës, po ashtu edhe nga ata të opozitës,  të cilët i ofruan mbështetje atij  dhe Ministrisë së Diasporës për punën që po e bën dhe qasjen ndaj diasporës.

Ministri Murati me bashkëpunëtorë u zotua se MeD-ja do të vazhdojë të punojë edhe më shumë, me gjithë buxhetin e vogël që ka, në mënyrë që lidhjet me diasporën të vazhdojnë të forcohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat