Arti dhe krijimtaria Letrare në shënjë nderimi të Nënës Tereze!

Diaspora

Arti dhe krijimtaria Letrare në shënjë nderimi të Nënës Tereze!

Nga: Zef Prenka Më: 26 tetor 2016 Në ora: 18:01
Mërgimtarët, veprimtaria e tyre simbolike dhe dashuria për Shën Nënë Terezën!

Mërgimtarët gjithandej Gjermanisë, iu gëzuan në mënyrë të veçant shënjtërimit të Nënës Tereze! Për ketë flasin veprat dhe faktet të shumta…Dua ti numëroj vetëm disa nga ato që,lexuesit e Rrezores të njihën për se afërmi më keto fakte-vepra.

Në muaj Korrik 2015 ngritet busti i Nënës Tereze në Singen të Landit Baden-Würtemberg-ut e punuar nga skulptori Maestro Mal Myrtaj, nën patronatin e Legjendes së Boksit z. Luan Krasniqit,  ish Ambasadorit të RK në Gjermani Dr. Vilson Mirdita organizuar nga Marash Berisha dhe përkrahjen morale të Shoqatave “ Qendra Kulturore Shqiptare në Shtutgart dhe “ Yjet e Kosovës” nga Emmendingeni etj.

Rreth bustit të Nënës Teteze në Singen, vepër e Mal Myrtaj

Rreth bustit të Nënës Tereze në Singen, vepër e Mal Myrtaj

Një vit pas, në Qershor 2016, në Pfaffenhofen  organizuar nga Shoqata “ Sali Çekaj” dhe nën drejtimin e kryetarit  të kësaj shoqate z. Osman Ferizit, ngritet Shtatorja e Nënës Tereze,një eveniment i pa harruar dhe historik, sepse ishun prezent krerët e tri besimeve ndër shqiptar, figura të dëshmuara politike,diplomatike dhe aktivistët të gjitha profileve , kulturë, letërsi si dhe nga jeta mediatike!

Me fillim të Shtatorit 04.-09.2016 bëhet shtegtimi për në Vatikan i grupit të madh të mërgimtarëve nga Shtutgarti (Famullija Katolike Shqiptare në Gjermani) dhe nga Hamburgu nën përkujdesjen e z.Lon Karrica ,motrat e nderit Motra Terezina dhe motra Valbona, respektivisht z. Albert Bisakut, ekas për të marrë pjesë në Shënjtërimin e Nënës Tereze, që ishte një eveniment i pa harruar dhe gjithsesi historik, duke u ndier të privilegjuar, citoj Prof Lekë Preçin” …po pra, të nderuarit e mi, sot është një ditë historike, ditë plot bekim dhe dashuri ndaj Zotit dhe vëllaut njeri, sepse kjo nuk përseritet shpesh, mund të ndodhë një herë në jetën tonë, por edhe me qindra vite…”!

Grupi i grave në Vatikan me rastin e shënjtërimit të Nënës Tereze

Grupi i grave në Vatikan me rastin e shënjtërimit të Nënës Tereze

Grupi i burrave  në Vatikan

Grupi i burrave në Vatikan

Pastaj me 26.Shtator 2016, në Emmendingen  u mbajt ekspozita kushtuar Shënjtërimit të Nënës Tereze nën organizimin dhe bashkorganizimin dinjitoz  të Shoqatës “Yjet e Kosovës” ,të Famullisë Katolike në Gjermani me don Albert Krista dhe Kasa e Kursimeve të qytetit “Kreissparkasse”  duke u bashkuar shoqata, Kisha dhe Xhamija Shqiptare me qëndër në Shtutgard.

z.Tahir Shabani me të bijët dhe skulptura e Nënës Tereze ,pronë e tyre!

z.Tahir Shabani me të bijët dhe skulptura e Nënës Tereze ,pronë e tyre!

imag0751

Ishte edhe një libër mortore (Libri i Zisë) që të pranishmit me  ngushllim u nënshkruan duke bërë homazhe për Maestro Gjelosh Gjokaj i cili ditë më parë ndërroj jetë dhe do ishte një nga pjesmarrësit e kësaj ekspozite, siç njoftoj z. Nikollë Shabani, bashkvendas i të ndjerit Akademik Gjelosh Gjokajt,njëherit   një aktivist dhe afarist shumëvjeqar  dhe shumë i rrespektuar nga mërgimtarët!

z.Nikollë Shabani duke intervistuar z.Mal Myrtaj

z.Nikollë Shabani duke intervistuar z.Mal Myrtaj

Vlenë të cekët se nga kjo ekspozitë u dalluan piktura dhe skulptura të ndryeshme dhe dua të  veçoj vetëm një, ajo ëshët skulptura e punuar nga Akademik Mal Myrtaj dhe të cilën e bleu për shtepinë e tij z. Tahir Shabani dhe djemt e tij duke dedikuar një çmim prej 2800€,që na gëzoj të gjithëve sepse skulptura do mbetët shënjë kujtimi dhe paqëje në muret e banimit në dhomën e ndejes ,duke bekuar me shënjtërimin e Nenes Tereze!

 Dhe së fundi Mesha falenderuese duke pasuar Ora e Madhe Letrare kushtuar poashtu shënjtërimit të Nënës Tereze nën patronatin e Qëndres Kulturore Shqiptare në Shtutgart enkas  për kryetarin z. Vitor Spaqi, në bashkpunim me Lidhjen e Krijuesve Shqiptar në Mërgatë dhe Famullisë Katolike Shqiptare në Gjermani, që  u mbajt me dt.09.10.2016 në Shtutgard,ku u promovua Antologjia “ Vargje për Nënën! Nga autorët z.Hasan Qyqalla dhe Franë Tanushi, ku janë përzgjedhur nga juria profesionale  87 poezi  të 87 poetëve në simbolikë të 87 viteve toksore të Nënës Tereze ,siq tha z. Franë Tanushi!, pastaj edhe3  Librat tjerë “Udhëtimi në Kohë”  e poetës Elena Përlaska-Kqira, “Çameria” e bashkautorëve Musa Jupolli dhe Mentor Thaqi dhe libri “ Shkarpa” e poetit Fran Tanushi.Krijues, organizatirë dhe aktivist në foto të përbashkët-Shtutgard 09.10.2016.

Autoret e Librave të promovuara:(nga e majta) z.Qyqalla,znj.Perlaska-Kqira,z Tanushi dhe z.Mentor Thaqi

Autoret e Librave të promovuara:(nga e majta) z.Qyqalla,znj.Perlaska-Kqira,z Tanushi dhe z.Mentor Thaqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat