Rama: Diaspora e shqiptarëve të Rumanisë, më e përkushtuara ndaj çështjes kombëtare

Diaspora

Rama: Diaspora e shqiptarëve të Rumanisë, më e përkushtuara ndaj çështjes kombëtare

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 08:51

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale vlerëson përkushtimin e diasporës shqiptare të Rumanisë ndaj çështjes kombëtare, gjatë Rilindjes dhe periudhës së pavarësisë. Ky vlerësim i kryeministrit shoqërohet me publikimin e një fotoje të kohës nga shqiptarët e Bukureshtit.

“Nuk është e paudhë të thuhet se Diaspora e Shqiptarëve të Rumanisë është ndoshta, më e sojmja dhe më e përkushtuara ndaj çështjes kombëtare gjatë Rilindjes dhe viteve të para të Pavarësisë”, shkruan Rama.

“Kjo fotografi e martesës së Akil Eftimit, shkrepur nga Vani Burda në Bukuresht, në janar 1911 nuk postohet sot pse është e dielë, domethënë ditë dasmash. Por sepse ajo paraqet një pjesë të elitës së kësaj diaspore, e cila më 5 nëntor 1912, priti Ismail Qemal Vlorën dhe Luigj Gurakuqin, duke u dhënë një energji vendimtare rrugëtimit të Nëntorit të dytë, me destinacion tri javë më vonë Vlorën e pavdekshme”, citohet postimi i kryeministrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat