Ministria e Diasporës ofendoi mërgatën shqiptare

Diaspora

Ministria e Diasporës ofendoi mërgatën shqiptare

Nga: Q. Gashi, Suedi Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 13:21
Ministria e Diasporës ofendoi mërgatën shqiptare

Ministria e Diasporës e Qeverisë së Republikës së Kosovës po vazhdon me skandale në Suedi.

Pas skandaleve dhe dështimeve me Qendrën kulturore të Kosovës, në këtë shtet skandinav, kjo Ministri tash ofendoi rëndë mërgatën shqiptare në Suedi. Projekti i kësaj ministrie, i titulluar ”Ditët e Kulturës Shqiptare në Suedi” ishte dështimi i rradhës.

Ky preojekt, që u synua të prezentohej në Suedi, më mirë do të ishte të quhej ”Orët e kulturës shqiptare”. Sepse, siç mund të shihet edhe në plakatën informuese, këtu nuk bëhet fjalë për ”Ditët e kulturës…” ngase manifestmet nuk zgjasin me ditë, por vetëm me orë.

Pra Projekti ”Ditët e Kulturës Shqiptare në Suedi”, të planifikuara të mbaheshin në qytetin e Landskronës, më 28 Nëntor, pra Ditën e Flamurit tonë Kombëtar, fillojnë në orën 17,30 dhe përfundojnë në orën 21,00. Kjart shihet se bëhet fjalë për orë dhe jo për ditë...

Ky është ofendim për mërgatën shqiptare në Suedi, për intelektualët, veprimtarët dhe dashamirësit e kulturës shqiptare.

Ministria e Diasporës dhe ata që e quajnë vetën Qendra për Kulturë e Kosovës në Suedi, edhe kësaj here dështuan dhe u koritën.

Në raportin vjetor të Ministrisë dhe të kësaj Qendreje, sigurisht se edhe ky dështim do të rradhitët ndër sukseset e punës dhe aktiviteteve. Sigurisht do të behen përpjekje që të arsyetohen shpenzimet e shumta nga buxheti i varfër i Kosovës, por realiteti është krejt ndryshe.

Urojmë që Ministria e Diasporës dhe e ashtuquajtura Qendra kulturore e Kosovës në Suedi të shkunden nga këto veprime destruktive dhe të ndërprejnë budallaleqet të cilat më shumë dëmtojnë se bëjnë mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat