Suedi: Vazhdojnë festat për Ditën e Flamurit

Diaspora

Suedi: Vazhdojnë festat për Ditën e Flamurit

Nga: Ramadan Reshitaj Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 15:44
Festa, Suedi

Në Suedi, ku aktualisht jetojnë rreth 70 mijë bashkëkombas tanë nga Kosova, Shqipëria dhe viset tjera shqiptare, edhe këtë javë kanë vazhduar festat për shënimin e Ditës së Falmurit Shqiptar. Një festë e tillë, mbrëmë është mbajtur në  qytetin industrial Nybro, që shtrihet në regjionin e Solandit. Këtu është mbajtur manifestimi qëndror i Unionit të Shoqatave Shqiptare në këtë shtet skandinav,  i cili tubon rreth vetit 40 shoqata shqiptare. Manifestimi u mbajt në Shtëpinë e kulturës dhe bartëse e organizimit ishte shoqata “Ilirida” e Nybros.

Për të kremtuar bashkarisht  104 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe 24 vjetorin e themelimit të shoqatës “Ilirida”, këtu kishin ardhur  shumë bashkathdetarë tanë edhe nga qytetet tjera.

Manifestimi u hap me Hymnin e Flamurit dhe me përshëndetjet e Sadulla Zendelit – Daja, kryetar e të Ahmet Bellës, sekrtear në Unionin e Shoqatave Shqiptare në Suedi; kurse fjalën e rastit për rëndësinë e 28 Nëntorit e mbajti mësimdhënësi i Mësimit Plotësues në gjuhën Amtare Shqipe, Hasan Sulo. Me këtë rast, Sadulla Zenedeli Daja, tha mes tjerash se këtu në Nybro, janë të vendosur bashkëatdhetarët e ardhur kryesisht nga viset shqiptare të Maqedonisë. Këtu qysh në vitin 1975 mbahet mësimi plotësues në gjuhën shqipe dhe  se deri më tash nga ish nxënësit shqiptarë  nëpër shkolla të larta dhe universitete kanë mbaruar studimet 170 kuadro shqiptare, të cilët janë  bërë ekspertë të njohur në mbarë Suedinë.

Image

Unioni i Shoqatave Shqiptare, si zakonisht për festa të këtilla, ndau Mirënjohje publike për veprimtarët dhe shoqatat më të dallyara, kurse autorë nga diaspora ndanë  librat e tyre.

Pas pjesës akademike, në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës, vazhdoi programi kultuor, me recitime, valle e këngë shqiptare I përzgjedhur nga arsimtari këtushëm dhe veprimtari devotshëm Raif Mehemti.

Në programin kulturor të përgaditur enkas për festën e falmurit, u prezentuan: nxënësit e shkollës  shqipe nga Kalmari, Andi Rexhepi dhe Blerina Rexhepi, të udhëhequr nga arsimtari Hasan Sula,  grupi folklorik i shoqates ”Liria”, të Växjös të udhëhequr  nga  koreografi Agron Hyseni dhe kostumografja  Sebahate Lutfiu si dhe valltarët :Adrijan Balaj, Alban Islami, Albana Islami, Arxhent Shala, Arxhenta Shala, Erkan Ajrullahi, Jetlir Osaj, Jetlira Osaj, Jehona Beqiri, Loreta Shala, Mimoza Beqiri, Mergim Hasani, Medina Islami, Fijona Lutfiu, Riad Islami dhe recituesi Lorent Hyseni. Nga radhët e nxënësve  të shkollës shqipe të qytetit të Nybros u prezantuan Endrit Dalipi, Erlind Murtezai, Liza Prishtina, Jona Alimi, Elisa Capri, Albert Doko, Dijon Adili, Nuri Redzeposki, Zana Kadriu, Artiola Staraveci, Sonila Zhuta dhe  Aurela Vinca.

Recitimi i rrjedhshëm i vardheve shiqpe e posaqërisht loja artistike e ansmablit të shoqatës “Liria” u përcollënme duartrokitje të gjata.

Pëlqyehsëm ishte edhe paraqitja e moderatores së mbrëmjes, Njomza Isufi.

Pas pjesës akademike, bashkëatdhetarët patën një mbrëmje të përbashkët shoqërore, në të cilën me reportuar të zgjedhur argëtuan Merita Bunjaku dhe Shaip Alia.

Mbrëmje festive ka edhe sonte në qytetin e Malmës. Aty festojnë dy shoqata shqiptare të grave “Eleonora” dhe “Vlora”.

Festa e Falmurit kombëtar edhe njëherë dëshmoi se shqiptarët janë të bashkuar rreth flamurit të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat