Lobi Euro-Atlantik Shqiptar dega në Belgjikë, po bashkohet çdo ditë e më shumë

Diaspora

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar dega në Belgjikë, po bashkohet çdo ditë e më shumë

Më: 15 janar 2017 Në ora: 15:15
ilustrim

Me punë të palodhshme dhe angazhimin e degës së LEUASH në Belgjikë, u themelua edhe një nëndegë e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në Belgjikë.

Kjo ndodhi në qytetin e Liezhes, ku që nga 14.01.2017, pjesëtarët e komunitetit shqiptar në qytetin e bukur  të Belgjikës, u bashkuan rreth një kulmit organizativ të quajtur që do ta quajn, Lobi Euro-Atlantik Shqiptar – Belgjikë nëndega Liezhe.

Në prezencën e përfaqësueve të shoqatave, organizmave, ndërmarrjeve private dhe pjesëtarve të komunitëtit shqiptarë, platformen, statutin dhe programin e prezentoj Kryetarja e këshillit inicues të LEUASH për Belgjikë z. Fitore Sope dhe nënkryetari z. Faton Gashi. Në vazhdim e prezantuan në mënyrë të përpiktë, formën se si do të bëhet bashkimi i shoqatave, klubeve, grupacioneve, federatave, bashkësive, pa dallim regjioni, religjioni, bindje politike dhe kulturore.

Pjesëmarrsit, këtë nismë, e pritën me interes shumë të madhë, të cilët njëzërit shprehën përkrahje të parezervë Lobit Euro-Atlantik Shqiptar. Lobi po krijon një ardhmëri te mërgata shqiptare, një shpresë të një gjallërie dhe një aktivizim rreth nje bashkimi shpirtërorë të të gjithë shqiptarëve në botë sikur asnjëherë më parë.

U krijuan edhe strukturat organizative të nëndegës ku :

Kryetarë i nëndegës u njëzërit u zgjodhë: Orhan Azemi,

Nënkryetarë: Haki Mehaj

Sekretar: Flamur Meha student I fakultetit Juridik në Liezhe

Gjithëashtu u themeluan edhe Komisionet me sa vijon:

Komisioni për kultur dhe sportë: Ajtene Azemi

Komisioni për komunikim me media: Orhan Azemi

Komisioni për financa dhe kontabilitet: Gazmend Bunjaku.

Themlimin e nëndegës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në Liezhe,  me një mesazh urimi e  përshëndeti edhe z. Skenderbeg Klaiqi Kryetarë dhe themelues i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar.

Përkrahje të parezervë, është duke dhëne Shoqata Makowal dhe Iliria Tongeren.

Nëndegës së LEUASH në Liezh të Belgjikës, i urojmë suksese, ku vëllëzrve dhe motrave shqiptare i dëshirojmë bashkim sa më masovik dhe punë të mbarë!

 

Kryesia e degës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar- Belgjikë

Kryetarja, Fitore Sopi dhe nënkryetari Faton Gashi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat