Luksemburg: Në 21 janar ri-hapen dyert e shkollës shqipe

Diaspora

Luksemburg: Në 21 janar ri-hapen dyert e shkollës shqipe

Nga: Driton Gumnishta Më: 21 janar 2017 Në ora: 17:03
Nxënësit

Me kënaqësi mësova nga një artikull gazetaresk të publikuar në Agjencinë telegrafike shqiptare, për realizimin e një projekti madhorë për komunitetin gjithë shqiptarë në Luksemburg apo ri-hapjen e paraleles në gjuhën shqipe që njihet, si shkolla shqipe, në shtetin ku ne jetojmë e veprojmë.

Më lejoni që në emrin tim dhe të familjes sime, t'u përgëzoj dhe falënderoj për angazhimin por edhe për mundin që keni bërë në këtë drejtim.  Do të doja edhe t'u siguroj për përkrahjen time të pa rezervë në këtë mision të shenjtë.

Më lejoni që me këtë rast të bëjë korrigjimin e një gabimi, mbase të rastësishëm, që e hasa gjatë leximit të këtij artikulli.

Në të thuhej se hapet shkolla e parë shqipe në Luxemburg!

Si duket ju nuk e ditkëni se gjatë organizimeve shqiptare të shumta në këtë shtet, komuniteti ynë ka qenë gjithmonë i organizuar në pjesëmarrjen dhe paraqitjen e të gjithë shqiptarëve edhe përballë të tjerëve por edhe përbrenda  vetë shqiptarëve këtu. Sikur që ti e di, miku I'm Bashkim, Ka rastisur që në krye të këtyre organizimeve kam qenë edhe unë për më tepër se një dekadë.

Në këtë drejtim, njëri ndër projektet tona e para dhe më të rëndësishmet të kohës ka qenë pikërisht hapja e shkollës shqipe në Luksemburg, zilen e parë të së cilës Shqiptarët ma besuan që unë ti bie.

Do të doja t'u njoftoj se organizimi ynë ka qenë komplet vullnetarë dhe asnjëherë nuk kemi marrur nga askush as edhe një kacidhe e lëre më nga ambasadat...!

Nëse po u shkruaj, e bëjë sepse vlerësoj se do të ishte edhe e pa drejtë por edhe e pa ndershme të mos u a njohim mundin atyre njerëzve që hapën dyert e shkollës së parë shqipe në Luksemburg (shih fotot më poshtë).

E po, çka t'u themi sot atyre nxënësve që nuk i zinte dot ambienti i klasës në lokalet e ASTI-së në Luksemburg?

- t'u themi se nuk keni qenë asnjëherë në shkollë shqipe këtu ?!

Më lejoni t'u bëjë homazhë organizatorëve të kohës: Xhevat Halimi, Ruzhdi Hyseni - mësuesi I parë, znj Ajmone Balaj, Fadi Musliu, Naim Istrefi, Zekri Dervishi, Shemsi Maloku, Sylë Ibishi (I ndjer?), Dinë Rugova, Dervish Krasniqi e shumë e shumë të tjerë që mund ti kem harruar,

 - çka t'u themi këtyre organizatorëve?

 se asnjëherë s'paskan hapur shkollë këtu?

Arsimtari nga Kosova, z Ruzhdi Hyseni I cili mori përsipër mësimdhënien, pati deklaruar atëbotë se: "edhe vetëm një nxënës nëse do ti vinte në klasë, do ta mbante mësimin dhe shkollën shqipe", duke sakrifikuar kështu për vite të gjitha week end-et e familjes së tijë.

Dhe sot, do të ishte e padrejtë mos ta kujtoj, së paku unë Ish-kryetari, këtë sakrificë të ti dhe familjes së tijë! Unë pra dëshmoj sot se ashtu pati vepruar deri në ditën kur prindërit nuk sollën më as edhe një fëmijë të vetëm në shkollë!!!

Çka ti themi sot ati? Se nuk Ka qenë kurrë mësues  i gjuhës shqipe në Luxemburg?

Kjo do të ishte sikur Tunxhi të proklamonte se ai I dërgoi shkronjat në vend dhe nuk i solli Dhaskal Todri (që tinëzisht e vranë gati para derës së shtëpisë).

As mësonjëtorja e Korçës po as normalja e Elbasanit nuk mund të mohohen si të parat shkolla shqipe pavarësisht se atje mësohej në tokë a cung druri në vend të karriges ndërsa sot kemi kabinete informatike e laboratorë shumë modernë!

Apo ndoshta mësues Ruzhdiun nuk do ta pranojmë si mësuesin e parë të shqipes në Luksemburg sepse disa të vampirizuar do ta trajtojnë si mësues shkolle e Kosovës por jo shqipe!!!!!

Pra mesazhi im është që të kemi kujdes dhe mos ta sjellim frymën destruktive ballkanike se historia fillon me mua që kur kam ardhur në pushtet por të thuhet e trajtohet ashtu si është, na pëlqeu apo jo!

Po nëse dikush tjetër, nesër, merre një iniciativë të tillë, sikur që ne dimë të bëjmë, a do të pranonit ju që t'u a hedhim poshtë gjithë këtë mund tuajin?!

Shpresoj dhe uroj që këtë ta kuptoni drejtë, duke ju siguruar se jemi shumë të lumtur që po e ri-hapni shkollën shqipe në Luksemburg si vijuese e asaj të parës që ishte hapur qysh para 20 viteve.

Prandaj, duke ju dëshiruar punë të mbarë, suksese dhe jetë të gjatë shkollës shqipe në Luksemburg, ju lutem, staf organizues, Bashkim, miku im i nderuar, të pranoni shprehjen e konsideratës time më të lartë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat