Ministria e Diasporës shpreh përkushtimin për buxhetimin e përgjegjshëm gjinor

Diaspora

Ministria e Diasporës shpreh përkushtimin për buxhetimin e përgjegjshëm gjinor

Nga: B.S Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 16:20
Ministri i Diasporës, Valon Murati priti në një takim pune drejtoren ekzekutive të Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës

Sot ministri i Diasporës, Valon Murati priti në një takim pune drejtoren ekzekutive të Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës, Igballe Rogova me bashkëpunëtore.

Në këtë takim ministri Murati tregoi për të arriturat dhe sfidat që ka ministria në fushën e barazisë gjinore. Gjithashtu ai e konsideroi të nevojshëm bashkëpunimin në të gjitha fushat me RRGGK-në për të avancuar barazinë gjinore jo vetëm brenda ministrisë dhe aktiviteteve të saj por edhe në punën e saj me diasporën.

Rogova nga ana e saj duke vlerësuar punën e Ministrisë së Diasporës në fushën e barazisë gjinore në emër të RRGGK-së i ofroi Ministrisë së Diasporës të jetë pjesë e projektit të saj për të ndihmuar institucionet e vendit në buxhetimin e përgjegjshëm gjinor, i cili është edhe obligim ligjor.

Duke e konsideruar tejet të rëndësishme buxhetimin e përgjegjshëm gjinor, ministri Murati shprehu përkushtimin e tij që Ministria e Diasporës të jetë pjesë e këtij projekti të RRGGK-së.

Andaj u vendos që menjëherë të procedohet me vendosjen e pikave të kontaktit si dhe me përcaktimin e agjendës së punës së përbashkët në ditët në vijim./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat