Veprimtari në Finlandë me rastin e Pavarësisë së Kosovës

Diaspora

Veprimtari në Finlandë me rastin e Pavarësisë së Kosovës

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 23:45
Finland

HELSINKI, 19.2.2017 (NewsDesk) – 9-vjetori i Pavarësisë së Kosovës u festua me veprimtari të ndryshme edhe nga Konsullata e Përgjithshme e Nderit e Shqipërisë si dhe nga Shoqatat shqiptare në Finlandë. Veç festave familjare u organizuan shumë mbrëmje të përbashkëta nëpër qytete të ndryshme.

Në vijim të traditës së saj të përvitshme, me 17 Shkurt Konsullja e Përgjithshme e Nderit e Shqipërisë, Dr. Liliana Verdha, bëri një Takim me drejtues të Shoqatës mbarëshqiptare të Helsinkit “Unioni Shqiptar”, të “Shoqatës së Miqësisë Finlandë-Kosovë” dhe të “Shoqatës së Grave Shqiptare”. Ishin ftuar edhe nëpunësi i lartë i Ministrisë së Jashtme të Finlandës, z. Keijo Karjalainen, si edhe z. Faruk Lika, finlandez me origjinë shqiptare nga Ulqini, i cili punon si specialist në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës “Caisa” të Helsinkit. Takimi me shqiptarët nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, zhvilluar në një prej mjediseve të Pallatit të famshëm “Finlandia”, kaloi në një atmosferë mjaft të ngrohtë e vëllazërore. Në Fjalën e saj Konsullja Lili Verdha, pasi falenderoi Finlandën dhe Pesidentin Ahtisaari për kontributin e dhënë në finalizimin e Pavarësisë së Kosovës 9 vjet më parë, theksoi rëndësinë e mbështetjes pa kushte nga të gjithë shqiptarët në diasporë të Kosovës në përpjekjet e saj për njohjen nga të gjitha shtetet e botës si dhe për pranimin e saj si shtet-anëtar me të drejta të plota në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, duke konsoliduar kështu në mënyrë të padiskutueshme ekzistencën edhe de-jure të këtij shteti të dytë të shqiptarëve me emrin KOSOVA.

Image

Me këtë rast Dr. Verdha u dhuroi disa prej të pranishmëve Fjalorin e saj Frazeologjik dhe Terminologjik 3-gjuhësh (Shqip-Finlandisht-Anglisht), botuar në Helsinki më 2013 për nder të 10-vjetorit të hapjes së Konsullatës së parë të Nderit të Shqipërisë në Finlandë. (Në Fotot: Konsullja L. Verdha i dhuron librin e saj zotit Karjalainen dhe shqiptares së Kosovës Violeta Geci-Laamanen).

dërkaq, Shoqata e Miqësisë Finlandë-Kosovë, drejtuar nga z. Ramadan Miftari (Kryetar Nderi) dhe z. Gani Neziri (Kryetar), shtroi me 17 Shkurt një Darkë Festive me gatime tradicionale shqiptare, me pjesmarrjen e anëtarëve të vet finlandezë dhe shqiptarë të Kosovës.

Nga ana e saj, Shoqata mbarëshqiptare e Helsinkit “Unioni Shqiptar”, kryesuar nga biznesmeni pukian Petrit Lleshi, organizoi të premten një mbrëmje-koncert, ku mori pjesë edhe Konsullja e Përgj. e Nderit e Shqipërisë, Dr. Liliana Verdha. Pjesëmarrësit në mbrëmje vallëzuan nën tingujt e këngëve shqip të këngëtares Artiola Toska - ftuar posaçërisht nga Shqipëria për këtë Festë. Me këtë rast Konsullja Lili Verdha i dhuroi Artiola Toskës një buqetë me tulipanë të kuq.

Image

Aktivitete të shumta u organizuan edhe të shttunën me 18 Shkurt. Shoqata “Bashkimi”, me qendër në qytetin lindor Turku, organizoi një Mbasdite Tematike, ku u mblodhën mjaft shqiptarë nga të gjitha trevat me banim në Turku dhe rrethina. Po të shtunën u organizuan shumë Darka familjare dhe shoqërore edhe në qytetet e Porvoos, Lahtit, Kuopios, Oulut, Seinäjokit, Jyveskyles, Rovaniemit etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat