Hapet shkollë në gjuhën shqipe në Itali

Diaspora

Hapet shkollë në gjuhën shqipe në Itali

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 21:55
Shkolla në Ankona të Italisë

Në Ankona të Italisë, komuniteti shqiptare ka ngritur një shkollë shqipe, si një mënyrë që të vegjlit të mos harrojnë gjuhën amtare.

Selman Dermyshi, me origjinë nga Rrëshen, drejtues i një fondacioni në ndihmë të shqiptarëve, ka inicuar hapjen e kësaj shkolle, ku punojnë në mënyrë villnetare të rinjtë shqiptarë.

Selman Dermyshi: Përsa i përket gjuhës shqipe kjo ka ardhur në rritje, numri i nxënësve. Fillimisht e kemi krijuar me 5-6 nxënës tani kemi arritur deri në 24 fëmijë. Por ka pasur edhe probleme për shkak të literaturës.

Mjaft emigrantë shqiptarë në Itali kanë mundur të realizohen profesionalisht duke qënë një nga kontribuesit e parë në shërbim të komunitetit të tyre. I tillë është avokati Arjol Kondi, që prej vitesh asiston problemet dhe hallet e emigrantëve shqiptarë në rajonin Marche.

Arjol Kondi: Nëse shteti shqiptar do ishte në gjendje që të jepete një ndihmë ekonomike për këta mësues që deri në sot e kanë bërë punën në mënyrë të përkryer, por në mënyrë vullnetare, nëse do kishte një mbështëetje financiare nga autoritetet shqiptare niveli do ishte lartë dhe mund të arrihej që të bëheshin shkolla të mirëfillta shqipe

Mosha nuk i kufizon shqiptarët janë aktivë në të mirë të komunitetit të tyre

I moshuari 90 vjeç: Mos ta harrojnë gjuhën shqipe, mos ta harrojnë mëmëdheun, mos ta harrojnë flamurin kuq e zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat