Diaspora shqiptare në udhëkryqin e kohës!

Diaspora

Diaspora shqiptare në udhëkryqin e kohës!

Nga: Vehbi Haliti Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 11:37
Pamje nga tryeza e rrumbullakët e organizuar nga shoqata Internationale në Kapfenberg-Austri

Në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga shoqata Internationale në Kapfenberg-Austri që u mbajt më 25 Shkurt 2017, ishte një paraqitje që nuk e kishin pritur sidomos me të rinjët me qendrimet e tyre të cilat herë herë kalonin pritjet e të pranishmëve. Për shkak të natyrës së një diskutimi të kësaj forme, organizatori e kishte të pamundur të pranonte një numër të madhë pjesëmarrësish, edhe pse ka qenë e hapur për çdo kë dhe e parapare vetëm në nivel Kapfenbergu, për shkak të temës dhe qëllimit ishin të interesuar të vinin edhe nga pjesët e tjera të Austrisë si nga Vjena,St Pölten, Grazi etj, sido që të jetë ishin një pjesë e mirë e aktivistëve nga disa qytete të Austrisë të cilët me decenie kan qenë të angazhuar në drejtime të ndryshme të avancimit të diaspores shqiptare.Në një ambient të bukur, fjalën hapëse në formë të një ligjërate e mbajti Mag.Mehmet Manovi një studiues mbi njëzetevjeqar mbi problemet e diasporës dhe ecjet ndër kohë të lëvizjeve shqiptare, që nga koha e ilirëve në periudha të ndryshme, e gjerë në ditët e sotme.Uvertyra kronologjike ndër shekuj e lëvizjeve të shqiptarëve në rrethana të ndryshne dhe kalimi në ditët e sotme zgjuan kurreshtjen e të pranishmeve.Duke kaluar në dy deceniet e fundit na dalin shifra tejet të panjohura apo pak të njohura nga studimet e z.Manovi, ai tha se në Kosovë për momentin janë rreth 78 mijë shtëpi apo banesa të pabanuara apo vetëm gjatë pushimeve të banuara te cilat iu takojne diasporës, ne 10 vitet e fundit në një apo mënyrë tjetër janë futur apo blerë rreth 75 mijë automjete,ndërsa në tërësi vetëm WesternUnion ka fitu rreth 48 milion € nga rreth 48 miliard € si provizion nga diaspora, pa llogarit mjetet e tjera finansiare në kesh të cilat janë hyrë në Kosove, ndërsa kontributi finansiar dhe njerëzor i dhënë gjatë luftës si në potencial njerëzor ashtu edhe finansiar është histori tjetër.Buxheti i Kosoves nuk eshte gje tjeter veq se buxhet i diaspores tha ai duke pyet se cilat janë të hyrat vetanake të Kosovës kur importi është mbi 90 përqind. Në këtë vështrim z.Manovi cek se nga nje kontribut aq i madhe nuk mundet diaspora të anashkalohet vetëm si portofol parash e në anën tjetër diaspora nuk mund të zgjedhet, por vetëm te zgjedhë kur është fjala për parlament apo institucione,cek ai dhe për të arritur këtë duhet mënjëherë të inicohet ndryshimi i kushtetutes në formë nenesh apo amandamentesh dhe të arrihet një modus i përshtatëshum.Gjithashtu u thekësua se shumë ministri apo një numër i madhë i stafeve diplomatike në botë do të mund të udhëhiqeshin nga diaspora duke pasur potencial të mjaftueshum intelektual por edhe duke kyrsyer buxhetin e Kosovës dhe duke rritur ndikimin në politikëbërjen e vendeve ku ata jetojnë, sepse ata nuk i njehë askush,pastaj problemet gjuhësore etj. Shkurt, sipas tij diaspora duhet te organizohet nga një platformë e përgjithëshme me kërkesa të qarta që edhe ne duhet të jemi faktor vendimmarrës në vendin të cilin faktikisht e mbajmë gjallë.

Në këtë vijë ishte edhe zonja Ganimete Bajraktari nga St.Pölten drejtuese LEASH -it Austri nga një republike tjetër e Austrisë duke cek se vështërsit të cilat diasporës i bëhen në gjithë hapat qe ata i ndërmarrin janë tejet banale. Ajo përmend edhe ndihmat humanitare të dërguara nga ajo kane qendruar në terminalet doganore mbi tre javë për shkak të proceseve burokratike. Ajo që më së shumti u vrejt te zonja Ganimete ishte aftësia e saj stimuluese për të rinjët dhe të rejat për qëndërim të papërkulur në ruajtjen e identitetit kombëtar madje edhe kur të tjerët çalonin në këtë drejtim. Nga këndi i vete i shikon problemet e z.Fadil Azemi nga Grazi i cili u ndal në rëndësin e të kuptuarit të identitetit te të rinjë në diasporë e sidomos të gjeneratës së parë duke ofruar më shumë diskutime të tilla,literatur dhe shpjegime shkencore në mënyrë që të rinjët të binden vete se identiteti nuk mund të ndrrohet pavaresisht nënshtetësisë.Një diskutim në një plan tjetër e ofroi z.Nikoll Ukaj duke ofruar propozime konkrete për hapat e ardhshum në kërkesat e diasporës.Ai ofroi një platformë në formë të shkruar të peticionit nga e tërë diaspora për ndryshime kushtetuse, parlamentit të Kosovës në mënyrë që sado pak të bëhet një trysni në këtë drejtim edhe pse siq thanë edhe shumë të tjerë se kjo klasë politike e hipokrizuar për para jo lehtë do të lëshonte pe nga këto kërkesa. Martin Marku nga Shoqata Nene Tereze ne Graz tha se këto kërkesa janë domosdoshmeri e kohës dhe se diaspora nuk mund përjetësisht të jetë e anashkaluar në të gjitha proceset të cilat ndodhin në Kosovë. Edhe diskutuesit e tjere si Shaip Barileva, Isak Xhoni, Naim Sadiku etj,ishin të njëjtit mendim me diskutuesit tjerë.Në këtë vijë befasuan të rinjët me pyetjet si në sallë ashtu edhe jashtë saj nga Edon Sadiku, Edlira Bllacaku, Gentrit Haliti të cilët befasuan për të mirë me qendrimet e tyre dhe interesin në qështjet fundamentale në lidhje me identitetin e tyre të lindur në vend të tyre e për ne të huaj, e sidomos Edoni me pikëpyetjet rreth indentitetit dhe shtetësisë të cilat zgjuan një debat të rreptë e të cilat u sqaruan nga të pranishmit. Në fund u nxirren si konkluzione se: Diaspora shqiptare duhet të organizohet dhe të shkruaj një peticion parlamentit të Kosovës me kërkesa të qarta që diaspora të njihet si element kushtetues apo në formë të ndonjë modusi të përshtatëshum juridik. Shkurt kërkesat e diasporës si duket tash e tutje do fillojnë të kanalizohen në rrugë zyrtare,mbeten të shihen vetëm veprimet e ardhëshme. Një kompliment të madhë iu dha shoqates Internationale në Kapfenberg si shoqatë multinacionale në organizimin e një tryeze të tillë si e rrallë apo e vetme për një kohë të gjatë. Që tani për organizime të tilla janë të interesuar në shumë vende të Evropës dhe një inciativë e tillë do të vazhdojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat