Mergimtarët të palodhshëm si përherë 3 javë 3 manifestime

Diaspora

Mergimtarët të palodhshëm si përherë 3 javë 3 manifestime

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 23:53

Pas festës së Flamurit ne vitin 2016, Mobilizimi i antarëve të shoqatës Mërgimtari nga qyteti Kiel i gjermanis ishte në nivelin më të lartë se ndonjë herë më par sepse i prisnin sfidat e reja.

Kryesija e shoqatës dhe antarët e saj të devotshëm kishin marrë detyrat e tyre dhe po bënin përgatitjet e tyre , sepse në Adresën e tyre kishin ardhur shumë ftesa që të festohej së bashku për nderë të 9 Vjetorit të pamvarësis së Kosovës .

Kryesija kishte vendosur që këtë vit të festohej në Kiel por edhe të festohej së bashku me shoqatën Dora e Artë nga qyteti Malmö në suedi  bashkë me Unionin e Shoqatave në Suedi, me Shoqatën Mbretëresha Teuta nga Varbergu , si dhe me Shoqatën Liria nga qyteti Växjö. 

Rruga edhe pse mbi 400 km në një drejtim për  Shoqatën Mërgimtari nga qyteti Kiel i gjermanis ishte e shkurtër sepse dashurija dhe ndjenja ishte se në Malmö do festohet shqip dhe me plot dinjitet.

Image

Mikëpritja e antarëve të shoqatës Dora e artë sidomos Naim Brahimi dhe Familja Jashanica ishte ajo mikëpritja e traditës sonë kombëtare të koherave , ku nderi respekti dhe mikëpritja jan dinjiteti dhe respekti shpirtëror i njeriut.

Salla e stolisut me Flamurin Kombëtar flamurin Suedez dhe ateë shtetëror të Kosovës ishte pregaditur dhe priste me dyer të hapuar mysafirët e shumtë.

Atu u këndua shqip dhe u vallëzua Shqip . Salla ishte e mbushur plot e përplot u festua me orë të tëra , këtë tubim e nderuan Perfaqësuesit e Qedrës Kulturore të Kosovës në Malmö, pastaj Gazetar shkrimtar e personalitete të shquara siq është Sadulla Zendeli Daja e Ahmet Bella, Fevzi Ademi e Sabri Mehmeti por edhe ata shumë e shumë pjesmarrës që kishin bër rrugë të gjatë për të nderuar këtë manifestim madhështor.

Image

Por  nuk mbetet me kaq pasi me 25.02.2017 në kiel nën tingujt dhe vallet e shoqatës Mërgimtari u hap dera e festimit aty shoqata kishte pregaditur një program tejet medhështor Pas Hymnit Kombëtar aty në sken u shfaq voglushja Eri nga Vlora e cila këndonte këngën Xhamadani vija vija është Kosova është shqipërija , pas saj defiluan edhe  valle dhe këngë tjera nga shoqata, të pregaditur me plot dashuri nga Afrim Hasani, në sken ishte edhe Gimi djaloshi me dorë të thyer por që hidhte vallen e bukur shqipe sepse në shpirtë ka  zemrën e shqiponjës,Moderatori zotëriu Ejup Krasniqi pasi falënderoj të pranishmit për pjesmarrje ftoi kryetarin e shoqatës, Zoteriun Florin Morina për një fjalë rasti e pastaj ftoi edhe Esat Jasharin nga Tetova i cili ka vite që i gjindet pran shoqatës me ndihën e pa shoqe , edhe këtë vit ishte Sponzor gjeneral, ai tha me shaka më thonë Tetovar por unë jam lindë jetoj e do vdes Shqiptar , ai pergëzoi shoqatën për punën e pa mohushme, Pastaj u vazhdua me këng e valle të interpretuara nga Ibrahim Kasami, Zonja Halili nga Hamburgu , Bekim Halili nga Grömitz, kështu  u vazhdua deri në oret e para të mëngjesit , në ballin ishte vënë një Banderol e madhe në foto Ibrahim Rugova , Adem Jashari, Zahir Pajaziti e Luan Haradinaj, që u rrinte në krah flamuri kombëtar me shkabën dy krenore krah përkrah me atë te Gjermanis dhe Kosovës.

Sa për fund Tubimi ne Suedi me datën 18.02. dhe ai në Kiel me 25.02.2017  nuk jan organizimet e fundit të mergimtarëve , ata në muajin Mars në kiel do bejnë Promovimin e Librit Shkencor  nga Dr. Hamdi Reqica po ku?

Image

Në Kiel,  Mirë se vini Kulla e Mergimtarëve është e hapur përher 
 Shoqata Kulturore "Mërgimtari" në Kiel, me datë 04.03.2017, duke filluar në ora 14:30, në:
Ökumenisches Zentrum
Birgitta - Thomas – Haus
Skandinaviendamm 350
24109 Kiel-Mettenhof,
Tel. Info 015756999949 Jup Krasniqi
për Shoqatën komisioni për informim  Mrike Krasniqi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat