Në Boras te Suedisë u festua me madheshti e dinjitet festa e 8 Marsit

Diaspora

Në Boras te Suedisë u festua me madheshti e dinjitet festa e 8 Marsit

Më: 5 mars 2017 Në ora: 12:54
Dita e grave

Tashmë është bërë një traditë e bukur në qytetin Borås te Suedisë që Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 Marsi, te festohet me madhështi e dinjitet, ashtu siç i ka hije kësajë dite të shënuar.

Edhe këtë vit, shoqata shqiptare kulturo- sportive Dardania në Borås me antarët e sajë kishte filluar përgatitjet që më parë për ta organizuar këtë festë sa më mirë, për t’i nderuar nënat,motrat dhe gratë. Rolit dhe pozitës së gruas në familje, shoqëri dhe në bashkësinë shqiptaro – suedeze, shoqata jonë i kushton një rëndësi të madhe, sepse është nëna, ajo krijesë e dashur, që rrit fëmijën, ia mëson gjuhën tonë të ëmbël dhe e mbanë familjen të shëndoshë.

Image

Po ashtu,shoqata jonë një rëndësi të madhe i kushton edhe ruajtjes së gjuhës shqipe, trashëgimisë sonë kulturore e historike, traditave dhe vlerave tona kombëtare. Kjo festë per gratë dhe vajzat shqiptare si dhe mikeshat e tyre u organizua ne lokalin e mirënjohur Parkhallen te Boråsit.Kjo sallë ishte zbukuruar për këtë mbrëmje dhe ishte mbushur plot me gra e vajza te reja.

Image

Perveq atyre qe jetojnë ne Borås dhe rretinë per ta festuar 8 marsin Kishin ardhur nga  Göteborgu,Jönköpingu,Tranemo,Alingsås,Skene,Kina,Limared si dhe qytete tjera.

Per ushqim dhe pije është kujdesur restoranti suedez GG.Mbrëmjen e mori muzika,kënga dhe vallja dhe atë e bëren te paharrueshme këngëtarët e mirënjihur Linda Hakaj dhe Shaip Alija.

Kënga dhe vallja, bisedat e ngrohëta me njëra – tjetrën vazhduan deri vonë. Atmosfera ishte mjaft e gjalle dhe ngazëllyese, çdo gjë shkoi si është më mirë.

Organizatorët, anetaret e kryesisë së shoqatës dhe veprimtaret tjerë te shoqates Dardania, të angazhuar për organizimin e kësaj feste, edhe pse të ngarkuar me shumë punë e detyra, nuk e ndien fare lodhjen.

Të gjithë u ndanë të kënaqur me dëshirën: U takofshim së shpejti në festat dhe veprimtaritë e tjera të shoqatës shqiptare Dardania dhe patjetër për të festuar 8 Marsin.

Rustem Rama

Shoqata shqiptare Dardania,Borås

Borås, Suedi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat