Nuk do ta besoni çfarë po bëjnë disa shqiptarë në itali për të fituar letrat

Diaspora

Nuk do ta besoni çfarë po bëjnë disa shqiptarë në itali për të fituar letrat

Më: 7 mars 2017 Në ora: 17:39
ilustrim

Një fenomen jo i zakontë po ndodh me shqiptarët në Itali.

Në zonën e Riminit, martesat e shqiptarëve me prostitutat rumune po bëhen të zakonshme dhe shkaku i vetëm është përfitimi i leje qëndrimit në vend.

Por, në qoftë se deri më tani ka pasur martesa me pensionistë italianë kryesisht nga marokenë dhe jo vetëm, tani gjërat kanë ndryshuar, shkruajnë mediat italiane dhe martesat me prostituat po shndërrohen në diçka normale. Sigurisht, pas kësaj qëndrojnë interesat financiare.

Muajit e fundit, vajzat e trotuareve në Rimini kanë pasur oferta të shumta për martesë dhe vetëm për të qëndruar në Itali, shqiptarët janë të gatshëm të paguajnë deri në 4 mijë euro. Konkurrenca për vajzat e trotuarit është mjaft e madhe, por disa prej tyre kanë pranuar ofertën e shqiptarëve.

Për t’ia arritur kësaj, vajzat kthehet në vendlindjen e tyre bashkë me shqiptarët për të kryer celebrimin martesor dhe më pas rikthehet në Itali e “dhëndri” tashmë nuk ka frikë se mund të përzihet nga Italia.

Pavarësisht se policia ka dijeni për martesat e rrema, fakti që shqiptarët janë martuar në një shtet të Bashkimit Evropian bën që ata të mos dëbohen nga Italia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat