Ftesë për formimin e nëndegës së Lobit Euro-Atlantik në Landin e Baden Würtembergut

Diaspora

Ftesë për formimin e nëndegës së Lobit Euro-Atlantik në Landin e Baden Würtembergut

Më: 17 mars 2017 Në ora: 17:30
ilustrim

Me qëllim të organizimit dhe përforcimit të mëtutjeshëm të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar,ftojmë kryesuesit dhe përfaqësuesit legjitim si dhe të interesuarit që dëshirojnë të anëtarësohen në degën "Lobit Euro-Atlantik Shqiptar", të vini në takimin e radhës më 19.03.2017, duke filluar nga ora 12:00, në adresën : 
Restaurant "Naturfreundehaus" Ernst-Barlach-Str. 40
71065 Sindelfingen

Telefoni kujdestar 015781604674 dhe 01721349196
Degët e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar janë themeluar në disa shtete më sa vijon:
1.Austri me Kryesuesen Ganimete Bajraktarin
2.Gjermani me Kryesuesin Basri Smajlin,
3.Zvicer me Kryesuesin Florim Useinin
4.Suedi me Kryesuesit Avni Dervishin
5.Belgjikë me Kryesuesen Fitore Sapa
6.Francë me Kryesuesin Xhavit Tafollin dhe 
7.Norvegji me Kryesuesin Xhafer Ahmetajn
Kryesuesit e lartshënuar në bashkëpunim me Kryesinë, duhet ta përcaktojnë listën e 4 përfaqësuesve bashkë me kryesuesin, që do ta përfaqësojnë degët e themeluara deri më këtë datë.

Temat  e rendit te ditës do të jenë këto: 
- Formimi i nëndegës së Lobit Euro-Atlantik në Landin e Baden Würtembergut,
- Rifreskimi dhe përforcimi i degës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptatr në Gjermani,
- Caktimi i datës së Kuvendit/Kongresit mbarëkombëtarë dhe formimi i një komisioni të posaçëm, për përgatitjen e Kongresit mbarëkombëtarë,
- Leximi i Statutit dhe platformës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar,
- Formimi i komisioneve të ndryshme punuese,
Vërejtjep loteuese: Të mandatarit që janë në kontakt me ne,dhe  nuk kanë arrit ti themelojnë ende degët nëpër shtete e  tyre dhe të interesuarit që dëshirojnë të kyçen nën këtë kulm organizativ, do të jenë të kyçur online nëpërmjet të skypit ose kanë të drejtë të marrin pjesë personalisht në këtë takim. 
Me nderime nga Këshilli organizativ i Formimi i nëndegës së Lobit Euro-Atlantik në Landin e Baden Würtembergut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat